Bota
Evropa, nën pushtetin e stuhisë
Disa vende të Evropës, nga Irlanda e Franca deri në Itali e Greqi, prej orësh po përballen me masa ciklonare që kanë lënë deri tani edhe viktima.
Në komunën italiane të Potencës, në jug të vendit, shkëputja e një çatie dhe rënia e saj në një palestër, ku po stërviteshin një grup të rinjsh, plagosi 8 prej tyre, më rëndë veçanërisht një 28-vjeçare.
E reja iu nënshtrua operacionit për të zbutur traumën e marrë në kokë, dhe ndodhet ende në reanimacion në kushtet e rrezikut për jetën. Autoritetet njoftojnë se janë shtuar fenomenet ekstreme të motit, me përjetime brenda pak ditëve të shirave, borës, erërave dhe stuhive, që detyruan një ditë më parë edhe mbylljen e shkollave, parqeve e institucioneve fetare.
Në zonat franceze, vigjilenca e forcave të shpëtimit u rrit në mbi 16 rajone në jugperëndim të vendit, ndërkohë 600 persona janë evakuar. Rrebeshet e shiut shkaktuan fryrjen e lumenjve, duke marrë me vete një burrë të moshuar francez.
Një tjetër në të 70-at mbeti i vrarë në rrugë nga rrëzimi i një peme, episod që u përsërit, por pa pasoja serioze për banorët e tjerë të Pirenejve. Erërat e vrullshme të enjten u nisën nga Mbretëria e Bashkuar.
Në Skoci ato frynë me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë dhe shkaktuan përmbysjen e të paktën dy kamionëve që lëviznin në një autostradë të hapur.
Masa e paqëndrueshme zbriti nëpër Alpe dhe në Adriatik, ku ka formuar zona me trysni të ulët që deri të dielën do të përkthehen në stuhi, shi e dëborë në pjesën më të madhe të Greqisë.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













