Shqipëria
Nuk ka më para të fshehura jashtë, Shqipëria do ta ketë listën nga Zvicra
Në vitin 2012, Shqipëria nënshkroi konventën ndërkombëtare për ndihmën në çështjet tatimore
Politikanët apo biznesmenët shqiptarë që kanë para të fshehura në parajsat fiskale do të bëhen publike.
Nga 1 qershori i vitit të ardhshëm, Drejtoria e përgjithshme e tatimeve do të ketë në dispozicion listën e të gjithë shtetasve shqiptarë që kanë para të mbyllura jashtë shtetit, përfshirë ato të fshehura në parajsat më të mëdha fiskale të botës.
Ndërkohë që në të njëjtën kohë, autoritetet shqiptare do të zbulojnë listat e shtetasve të huaj që kanë depozita në Shqipëri.
Në vitin 2012 Shqipëria nënshkroi Konventën ndërkombëtare për ndihmën në çështjet tatimore. E iniciuar nga OECD si mekanizëm për të luftuar evazionin në shkallë botërore, konventa parashikon shkëmbimin e informacionit financiar mes 130 vendeve të botës, përfshirë parajsat më të mëdha fiskale.
Shqipërisë iu la tetë vjet kohë për t’u përgatitur dhe nga viti i ardhshëm qeveria shqiptare është e detyruar të nisë shkëmbimin automatik të informacionit. Për këtë Kuvendi pritet që brenda pak ditëve të miratojë edhe një ligj të posaçëm.
Sipas draftit, brenda datës 30 maj të vitit të ardhshëm të gjitha bankat shqiptare janë të detyruara të raportojnë pranë Drejtorisë së përgjithshme të tatimeve llogaritë bankare të çdo shtetasi të huaj, rezident në 130 vendet që kanë nënshkruar konventën. Drejtoria e Tatimeve më pas këtë informacion e raporton automatikisht tek homologia e saj e vendit ku është rezident personi që ka llogarinë, shkruan TCH.
Ky shkëmbim do të funksionojë në të njëjtën mënyrë edhe në krahun tjetër. Pra brenda datës 30 maj të vitit të ardhshëm, të 130 vendet anëtare të konventës do të dërgojnë në Drejtorinë e përgjithshme të tatimeve listën e shtetasve shqiptarë që kanë para të mbyllura në bankat e këtyre vendeve, përcjell Albinfo.ch.
Mes vendeve që do të kenë detyrimin për të dërguar listën janë ishujt Kayman, Qipro, Zvicra dhe të gjitha parajsat më të mëdha fiskale të botës dhe sipas draftit periudha raportuese nis nga data 1 janar e vitit 2019.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












