Kosova
Këngëtari që drejton bizneset më të njohura në Kosovë
Fatmir Zymberi drejton “Jysk” dhe “KFC”, këto dy brende botërore të cilat janë të pëlqyera në Kosovë
Fatmir Zymberi tregon se në fillim ishte këngëtar i muzikës popullore.
Pikërisht muzikës ia pa ‘hajrin’, pasi vizita në vendet e ndryshme të botës bëri që ai t’i hyjë botës së biznesit.
“Muzika te unë ka qenë e lindur, jo diçka e shkolluar. Nga fillorja jam merr me muzikë, kemi qenë shok, kemi bërë muzikë në gjithë Kosovën, nëpër lokale, hotele, në dasma, muzikë popullore dhe normal që muzika mu më ka qu këtu ku jam, sepse me muzikë kam lëviz, se muzikë nuk bënë vetëm një vend por shumë vende, kështu që kam bërë muzikë në vende të ndryshme dhe kontaktet tona që kemi kriju gjatë muzikës, na kanë jep mundësi me lëviz edhe jashtë Kosovës, kështu që ideja e muzikës ishte lëvizja ime nga Kosova përmes muzikës në Norvegji, për të blerë instrumente për të fituar më shumë dhe për t’u kthyer prapë, kështu që muzika më ka dërgu pikërisht ku jam sot”, tha ai.
Zymberi tregon se nuk ka qenë aspak e lehtë të ngritej “Jysku” në atë kohë, pasi në Kosovë situata e pas luftës nuk ka qenë e mirë, madje shokët nga Norvegjia mendonin se ai ishte “I çmendur” pasi mendonte të investoni në vendin e tij në këto kushte të vështira, transmeton KP, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe Fatmir Zymberi tregon se Kosovë pas dy vjetësh do t’i shtohet një tjetër qendër tregtare, e cila do të jetë më e madhja në rajon, ku do të punësohen 2000 punëtorë.
“Ne jemi 8 aksionarë, të gjithë janë nga Kosova, me përvoja të ndryshme të biznesit dhe kemi fillu me punu qe 3-4 vite në këtë projekt që tash ka fillu me u bo pak publik, do të ndërtohet qendra më e madhe tregtare në rajon, është një prej qendrave 250 mijë metra kaltëror dhe është punu jashtëzakonisht shumë me ekspert të jashtëm, drejtorin e kem nga Anglia që ka zhvillu shumë qendra tregtare në botë, kështu që tash besoj se në fillim të vitit bëhet gurthemeli dhe pse kemi fillu në përgatitjet mendoj se për 2 vjet do të jetë e gatshme”, tha ai.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














