Bota
Zyrtare: Gjermania kërkon specialistë nga vendet jashtë BE-së
Ndërsa Qeveria federale njoftoi se do të shpejtojë lëshimin e vizave
Qeveria Federale e Gjermanisë dëshiron të tërheqë specialistë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.
Kështu, sipas mediave gjermane, përcjell Telegrafi, së bashku me komunitetin e biznesit, ajo nënshkroi një dokument në mënyrë që Akti i Imigracionit të mund të hynte në fuqi shpejt.
Po sipas mediave gjermane, përfaqësuesit e biznesit ranë dakord të mbështesin specialistët në përvetësimin e gjuhëve, gjetjen e akomodimit dhe marrëdhëniet me autoritetet.
Ndërsa Qeveria federale njoftoi se do të shpejtojë lëshimin e vizave dhe do ta bëjë më të lehtë njohjen e kualifikimeve të huaja.
Siç shpjegon mediumi tjetër FAZ, Ligji i imigracionit për punëtorë të aftë hyn në fuqi më 1 mars dhe ka për qëllim të bëjë më të lehtë për punëtorët e kualifikuar nga vendet jo të BE-së të gjejnë rrugën e tyre për në Gjermani.
Po sipas këtij mediumi, procedurat e vizave duhet të shpejtohen dhe të përmirësohen mundësitë që specialistët të mësojnë gjermanisht. Bëhet fjalë gjithashtu për njohjen e kualifikimeve profesionale.
“Është e domosdoshme që ne të kemi një ligj të tillë”, citohet të ketë thënë kancelarja Angela Merkel pas takimit, duke shtuar: “Ligji duhet të jetë një sukses. Ekziston një konkurrencë e madhe në të gjithë botën për specialistë të kualifikuar – Gjermania duhet të ofrojë kushte tërheqëse të punës dhe një mjedis gjithashtu tërheqës”.
Gjithsesi, ajo nuk ka dashur të spekulojë se sa specialistë nga jashtë kërkohen.
Megjithatë, mediat gjermane vënë në pah faktin se vetëm në tregti janë 250,000 vende të lira të punës , përcjell Albinfo.ch
Përkundër të gjithave, kancelarja ka theksuar se plotësimi i vendeve të lira të punës me aplikantë vendorë mbetet një përparësi.
Sipas saj, Qeveria dëshiron të “shfrytëzojë plotësisht forcën punëtore të vendit”
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











