Kosova
Prishtina, Fushë-Kosova dhe Kastrioti, të mësojnë nga Gjeneva
Matjet e deritashme kanë treguar ndotje të ajrit në shkallë alarmuese në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Kastriot.
Edhe në komunat e tjera të Republikës së Kosovës gjendja e ajrit nuk përputhet me parametrat e paraparë.
Kjo ndotje e ambientit vjen si pasojë e faktorit njeri. Hedhja e mbeturinave ved e pavend dhe mosriciklimi i tyre natyrisht që sjellin sëmundje të transmetueshme dhe vdekje të parakohshme.
Prishtina, si kryeqytet i vendit, duhet të ketë projekte konkrete dhe fonde rezervë për kalimin e gjendjes ekzistuese, e cila është për çdo kritikë.
Vendosja e kontejnerëve të hapur në rrugë dhe kundërmimi i erës së qelbur të mbeturinave e bëjnë të padurueshme jetën e atyre banorëve të cilët jetojnë aty pari.
Pastaj, nga këto mbeturina pa u diktuar mund të përhapën insekte të ndryshme dhe minjë që lehtë depërtojnë deri tek burimet e ujit dhe ushqimet.
Shumica e njerëzve të diagnostikuar tek mjeku rezultojnë të prekur nga sëmundje të ndryshme pa ditur shkaktarin.
Ankesat e shumta të qytetarëve çdoherë shkojnë në vesh të shurdhër. Qeveritarët komunalë mospërgjegjësinë e tyre e adresojnë te kompania “Pastrimi”.
Ajo me kapacitetet e saj minimale s’ka fuqi për t’u ardhur në ndihmë mbi pesëqind mijë banorëve të Prishtinës.
Mendojmë që në kuadër të komunave duhet të ekzistojnë edhe shërbime shtesë që detyrë të posaçme kanë mirëmbajtjen e ambientit.
Drunjtë si aleati më i mirë i shëndetit tonë në qytetin e Prishtinës s ‘janë të mjaftueshëm.
Ata të dëmtuar nga dhëmbi i kohës asnjëherë nuk ripërtërihen me drunj të rinj.
Të vendosurit piptha nga Rektorati në drejtim të ish- Rilindjes duhet kohë që të marrin formën e drunjve të vërtetë.
Parku i Gërmis s’është i qasshëm orë e çast për të moshuarit, shëndetligët dhe fëmijët.
Kuptohet që këtë gjendje e bënë shumëfish më të rëndë edhe tymi që vjen nga djegia e thëngjillit në Korporatën Energjetike të Kosovës në Kastriot.
Po ashtu mënjanimi i këtij problemi do të zgjidhje të shpejtë, sepse jetët e njerëzve janë mbi të gjitha.
Si shtytje për t’i qitur këta pak rreshta në letër morëm punën e shkëlqyeshme dhe profesionale në komunën Carouge të Republikës dhe kantonit të Gjenevës, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse kohë dimri bri rrugës së kësaj komune u mbollën lloje drunjsh, që me të ardhur stina e pranverës do ta bëjnë edhe të bukur këtë pjesë të Gjenevës.
Gjeneva le të merret si shembull dhe në komunat e Kosovës, në vend të kontejnerëve të bërllogut, të vendosen drunj që mbrojnë jetë njerëzish. E kontejnerëve t’u bëhet strehë atje ku s’ rrezikohen qytetarët dhe shëndeti i tyre.
ARIF EJUPI
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar Sipas një raporti të Këshillit Federal, këto shërbime i kushtuan sigurimit të detyrueshëm shëndetësor gati 55... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit















