Kosova
Revista “Crisis Response Journal” lavdëron FSK-në
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka deklaruar se ndjehet shumë i lumtur për vlerësimin që revista nga Mbretëria e Bashkuar, Crisis Response Journal, i ka bërë Qendrës së Trajnimit të Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (QTKSH).
Abbott ka thënë se mundësitë dhe ekspertiza e QKTSH-së kanë pasur ndikim pozitiv edhe përtej kufijve të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“Jam shumë i lumtur të shoh që Qendra e Trajnimit të Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (QTKSH) të marrë vlerësimin e merituar nga botimi i fundit i revistës nga Mbretëria e Bashkuar, Crisis Response Journal. Mundësitë dhe ekspertiza e QKTSH-së veç se kanë pasur ndikim pozitiv edhe përtej kufijve të Kosovës. Siç është e njohur edhe në rajon, vendet fqinje po dërgojnë trupat e tyre për t’u trajnuar në QKTSH.
“QKTSH është bërë një nga të arriturat më të mëdha të FSK-së dhe të Republikës së Kosovës. Tani ofrojnë mbi 20 kurse të ndryshme duke përfshirë reagim në fatkeqësi, komanda për incidente, shpëtim në ujë, mbijetesë në dimër dhe male, negociata në raste me pengje dhe studimet e terrorizmit”, Crisis Response Journal”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C














