Integrimi
Shqiptarët e suksesshëm që po ‘pushtojnë’ Universitetin Harvard
Në Universitetin Harvard në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tregohen histori shqiptare suksesi në media, biznes, shkencë dhe shërbim publik
Rrjeti i studentëve shqiptarë në Universitetin Harvard ka themeluar nismën “Iniciativa Shqiptare për Lidership” në SHBA, transmeton albinfo.ch.
Nëpërmjet seminareve dhe bisedave do të prezantojnë në këtë universitet prestigjioz histori shqiptarësh të suksesshëm në biznes, lidership, shkencë, kulturë dhe fusha të tjera. Pjesë e seminareve të para do të jenë Emina Çunmulaj, Gëzim Gashi dhe Mario Dedivanovic.
Që prej vitit të ardhshëm, në Universitetin Harvard në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tregohen histori shqiptare suksesi në media, biznes, shkencë dhe shërbim publik.
Studenti dhe themeluesi i rrjetit studentor shqiptar në Harvard, Deni Hoxha, është shprehur se iniciativa e re ka të bëjë me prezantimin e historive të suksesshme të shqiptarëve në botë, me qëllim edhe motivimin e brezit të ri për mënyrën se si arrihet suksesi, për punën dhe vullnetin për të kontribuar në shoqëri.

“Në dy muajt e fundit, jam përpjekur të filloj një iniciativë të re në Harvard. Quhet Iniciativës Shqiptare për Lidership dhe do të sjellim shqiptarë të suksesshëm dhe interesantë në Universitetin e Harvardit. Kur isha i vogël nuk kishte shumë shembuj të famshëm shqiptarësh, megjithatë kombi ynë ka aq shumë talente dhe unë jam i lumtur që filloj ta ndaj atë në Harvard! Ne do të organizojmë seminare dhe bisedime të ndryshme për të ndarë me Harvard-in histori suksesi në biznes, media, shkenca dhe më shumë”, thotë Deni Hoxha.
Po ashtu, ai u shpreh për ATSH-në, se fillimisht si histori të parë do të prezantohet ajo e Mario Dedivanovic, make-up artistit të Kim Kardashian, më pas Emina Cunmulaj, modeles shqiptare me famë botërore, si dhe artistit dhe biznesmenit shqiptar, Gezim Gashi.
Tashmë Deni Hoxha është i njohur për publikun shqiptar, pasi kur ishte vetëm 17 vjeç themeloi organizatën “Team Albanians”, me qëllim promovimin e vlerave dhe turizmit shqiptar jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në botë.
Në kohën kur Barak Obama ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë, Deni ishte një nga 4 studentët e përzgjedhur nga gjithë SHBA-ja, i cili foli rreth studimeve në Jordani përpara Departamentit të Shtetit. Po ashtu, studenti shqiptar në SHBA themeloi rrjetin e studenteve shqiptarë në Harvard më 2017. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë Pjesëmarrja e Konsulles së Republikës së Kosovës znj. Floreta Kabashi afirmon angazhimin diplomatik dhe prezencën institucionale... -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor Të gjithë të burgosurit në Zvicër duhet të mbulohen nga sigurimi shëndetësor në të ardhmen. Kjo... -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj -
I bie mbi kokë paleta me tjegulla: Vdes në kantier nxënësi 15 vjeçar -
Zvicra do të blejë më pak avionë luftarakë F-35 sesa ishte planifikuar -
Nemo rikthen trofeun e Eurovisionit











