Shqipëria
Shoqata “Nënë Tereza” në Itali ndihmon Shqipërinë
Shoqata “Nënë Tereza" në Modena të Italisë ka grumbulluar 3740 euro
Është bërë e ditur se shoqata “Nënë Tereza” në Modena të Italisë ka grumbulluar 3740 euro në një mbrëmje bamirësie për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri.
Kjo shoqatë ka prezantuar një listë bamirësie për tërmetin në Shqipëri, në vlerë 3.740,00 euro.
Sipas tyre, 2.440 euro u mblodhën përmes donacioneve, gjatë natës së bamirësisë, 300 euro nga piceri piccolo Pomodoro dhe 1.000 euro u dhuruan nga shoqata “Nënë Tereza”.
Nga ana tjetër, edhe shoqata kulturore “Nënë Tereza” në Trento të Italisë, në bashkëpunim me disa pika shitëse ushqimore, me supermerkatat SAIT do të organizojë një kuletë ushqimore në këto supermerkete, duke u angazhuar në grumbullimin e ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti.


Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite














