Kosova
Profesori amerikan: Nuk e kuptoj pse Rama po e ndihmon Vuçiqin ta izolojë Kosovën
Edvard Xhozef, profesor në Universitetin Xhon Hopkins: “E kuptoj Vuçiqin. Ai po synon ta izolojë Kosovën. Kjo u është e qartë shqiptarëve-përveç Edi Ramës. Pse po e bën këtë? Dhe pse strukturat politike në Shqipëri po e tolerojnë?
Ngjarja e fundit në samitin e tretë të zhvilluar së fundmi në Tiranë për “Mini-Shengenin” ballkanik, ka ngjallur reagime të shumta dhe të forta, pasi një pjesë e shohin si krijim të Serbisë së Madhe, apo siç mund të quhet “Ish-Jugosllavisë”, por edhe si izolim të Kosovës, për faktin se kjo e fundit nuk ka marrë pjesë.
Një reagim i fortë vjen dhe nga profesori i njohur amerikan, Edward Joseph, i cili thotë se ai e kupton pozicionin e Vuçiqit, që do izolimin e Kosovës, por ai nuk është duke e kuptuar pozicionin e Edi Ramës.
Edvard Xhozef, profesor në Universitetin Xhon Hopkins dhe analist i zhvillimeve politike, sidomos i atyre në Ballkan, i cili është shumë aktiv, për ngjarjet që ndodhin në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Postimi i tij i plotë:
“Ne e kuptojmë pozicionin e Vuçiqit. Ai do ta izolojë Kosovën. Ajo që nuk është e kuptueshme është pozicioni i Edi Ramës. Pse po e bën ai këtë? Dhe, pse po e tolerojnë strukturat politike në Shqipëri një gjë të tillë?”, ka thënë Joseph, profesor në universitetin John Hopkins në Washington për emisionin e “New Bugajski Hour.”
E-Diaspora
-
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 Ekspozita kushtuar Akademik Aganit u organizua nga Konsullata e Kosovës në Cyrih, SHBK “Salih Çekaj” në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë
Jeta në Zvicër
-
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” Në ambientet e reja të kompanisë në Basel, Dotax Treuhand GmbH ka shënuar 5-vjetorin e themelimit... -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas













