Shqipëria
Mbi 92 mijë persona vizituan Shqipërinë gjatë 11 muajve
Mbi 92 mijë persona vizituan Shqipërinë për të bërë biznes dhe për arsye profesionale gjatë 11 muajve të këtij viti.
Politikat kryesore të vendit gjatë viteve të fundit kanë rezultuar në një kuadër të liberalizuar ekonomik dhe kanë sjellë një përmirësim të kushteve të bërjes biznes dhe thithjen e investimeve të huaja direkte, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit mbi lëvizjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, të publikuar nga Instituti i Statistikave, numri i vizitave për qëllime biznesi dhe profesionale është bërë 92.002 në vitin 2019 (janar- nëntor), në një kohë që në vitin 2018, për të njëjtën periudhë hyrjet në vend për të njëjtat qëllime numëroheshin 80.557.
Ndryshimi vjetor është 14.2%, i përkthyer në shifra, 11.445 vizita biznesi më shumë.
Numri total i hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri përgjatë këtij 11 mujori të vitit është 6.117.330, me një rritje prej 8.3%, krahasuar me një vit më parë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike













