Futboll
Mesfushori kosovar i Zvicrës, Valon Behrami, befason me skuadrën e re
Vetëm 3 muaj qëndroi Valon Behrami në Sion, në Superligën e Zvicrës.
Valon Behrami është futbollisti shqiptar, që deri pak kohë më parë përfaqësonte Zvicrën në rang kombëtaresh, ka prishur marrëveshjen me klubin. 34-vjeçari, duke mos i bërë të qarta arsyet, ka treguar se të dyja palët kanë rënë dakord për të mos e vazhduar bashkëpunimin.
Behrami thotë se të dyja palët kanë rënë dakord për të mos e vazhduar bashkëpunimin.
“Historia jonë nisi mirë, por arsye të ndryshme sollën situatën aktuale. Në fund vendosëm të thoshim lamtumirë në mënyrën më të mirë të mundshme, vendimi ishte i përbashkët”, deklaroi Behrami.
Duket se Valon Behrami nuk e ka ndërmend të pensionohet, madje, mesfushori kosovar i Zvicrës ka shënuar ngritje në karrierë, transmeton albinfo.ch.
Sipas informacioneve të fundit, thuhet se ai do të kthehet në kampionatin italian Serie A.
Sipas mediave italiane, thuhet se Behrami është transferuar nga Sioni i Zvicrës tek Genoa.
Marrëveshja është arritur dhe gjatë ditës së sotme do të bëhet prezantimi.
Kujtojmë që ish-futbollisti Udineses, Napolit, Lazios, Genoas dhe Veronas në kampionatin italian në këtë sezon ishte aktivizuar në vetëm 4 takime në Superligën e Zvicrës për një total prej 301 minutash. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













