Lajme
Samsungu do ta prezantojë tastierën virtuale
Kompania nga Koreja e Jugut, Samsung, ka njoftuar se do ta prezantojë tastierën e vet virtuale eksperimentale gjatë panairit CES 2020, e cila mbështetet në kamerën e përparme të përdoruesit, si dhe në AI, me qëllim që të mundësohet shkruarja pa e prekur smartphonin.
Kjo do të thotë që kamera e përparme e telefonit do t’i detektojë duart dhe gishtat e përdoruesit dhe do të përpiqet të përcaktojë se çfarë është duke u shkruar në varësi të pozitës së gishtërinjve.
Sipas Samsungut, SelfieType është një tastierë virtuale që e përdor kamerën e përparme selfie. “Motori SelfieType AI i analizon lëvizjet e gishtërinjve mbi kamerën e përparme dhe i konverton ato në inpute si tastierat QWERTY. SelfieType nuk kërkon hartduer shtesë dhe është shumë i adaptueshëm për pajisjet e ndryshme mobile, siç janë telefonat, tabletët dhe laptopët”, sipas kompanisë.
Kjo është pjesë e programit të Samsungut C-Lab Inside, i cili paraqet projekte të krijuara nga punonjës në kompaninë e Koresë së Jugut. Eksperimentet si SelfieType do të prezantohen në kuadër të ngjarjes CES 2020, ndërsa se a do të bëhen komerciale kjo, mbetet për t’u parë, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














