Shqipëria
Nis ndërtimi i 500 shtëpive në Shqipëri me donacion nga Turqia

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, në një konferencë të përbashkët me ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, dha detaje për projektin e ndërtimit të 500 banesave.
Ahmetaj tha se kanë rënë dakort që procesi i rindërtimit të 500 banesave të përfundojë në korrik, përcjell albinfo.ch.
Njoftimi i plotë:
Puna për rindërtimin ka filluar, 500 banesa për ata që kanë humbur shtëpitë, me ambiente komerciale, ndërtesë për bashkinë dhe shkollën.
Është një konceptim urbanistik dhe teknologjik që do t’i mbijetojë kohës dhe do të jetë një risi, e cila mund të kthehet në model për projekte të tjera.
Procesi i rindërtimit po vijon me hapa të shpejtë, projekti me Turqinë mendohet të përfundojë rreth muajit korrik, sigurisht kjo na vendos në presion të nevojës së qytetarëve për të ndjekur afatet.
Siç e kam theksuar, prezantuam një sërë programesh në VKM në favor të rindërtimit të banesave. Në favor të kthimit në banesa të ta pastrehëve. Sot në një takim menjëherë më pas do të diskutojmë për efektin praktik, grantet për rikonstruksion, shpronësimet, kompensimet, procedurat e përshpejtuara të lejeve dhe zyrat e rindërtimit në secilën Bashki, për asistencën ndaj qytetarëve në platformën e aplikimit online që futet javën tjetër.
Nuk kemi pasur as platformë ligjore, as proceduriale të kësaj natyre dhe është e vështirë. Dua të ritheksoj se rindërtimi ka filluar.
Qeveria ka filluar të përzgjedhë sajtet e reja në Durrës, Kavajë, Tiranë, Thumanë apo dhe në Krujë dhe në Lezhë.
Qëllimi ynë, siç e ka përmendur edhe Rama, është që deri në fund të vitit të gjitha familjet në fshat të jenë brenda shtëpive.
Brenda 2020-ës të jenë rindërtuar dhe rikonstruktuar të gjitha kopshtet, qendrat shëndetësore apo shkollat.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vëllai dhe motra e boksierit Besar Nimani, në gjyq për hakmarrje Vëllai i tyre u vra me 16 të shtëna në qendër të Bielefeldit - muaj më...
-
MPJD dënon arrestimin arbitrar të shtetasit kosovar në Serbi
-
Kurti mirëpret diasporën: Kosova është me fat që ju ka
-
U godit nga rryma elektrike në Itali, humb jetën punëtori 21 vjeçar nga Kosova
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
Jeta në Zvicër
-
Pavarësisht ndalimit për personat nën 18 vjeç, paketat me nikotinë po përhapen në Zvicër. Në një dyqan në Basel, çdo ditë adoleshentët përpiqen të blejnë produkte me nikotinë përmes gojës....
-
Ushtria zvicerane nuk arrin të përmbushë afatet për reduktimin e zhurmës në poligonet e qitjes
-
Defekt teknik: Evakuohet treni në tunelin e Gotthard-it
-
SHBA kërcënon Zvicrën me tarifa deri në 250% për produktet farmaceutike
-
Emision në SRF mbi rrugën e Kosovës drejt Pavarësisë dhe rolin e Zvicrës