Futboll
Sukur: “Erdogan më mori gjithçka, punoj si taksist dhe shes libra në SHBA”
Rrëfimi i yllit të futbollit Hakan Sukur pasi u shpall tradhtar në Turqi
Ish-sulmuesi i shumë klubeve të njohura, si Galtasaray, Inter, Parma, Torino e Blackburn, Hakan Sukur, është kthyer edhe një herë për të folur për jetën e tij në SHBA, pasi shteti nga vjen, Turqia, e ka shpallur tradhtar.
Ai sot punon si Uber taksi dhe shet edhe libra në SHBA, pasi prona në vlerë miliona euro i është konfiskuar.
Sulmuesi turk, tani 48 vjeç, e ka filluar një jetë të re në SHBA, pasi u largua nga vendlindja, ngase e kishte kundërshtar të ashpër presidentin e vendit, Recep Erdogan.
Sukur thotë se babai i tij është në burg dhe pasuritë e tij në Turqi janë konfiskuar – duke bërë që ai të largohet dëshpërimisht në SHBA, duke e detyruar atë të përdorë çdo mjet të mundshëm për të siguruar jetesën për familjen e tij.
“Unë punoj Uber taksi dhe shes libra. Unë kam filluar të punoj”.
“Të gjithë ata që kanë një lidhje me mua, kanë probleme financiare. Nuk më mbetet asgjë. Kam dhjetëra miliona euro pronë në Turqi, por gjithçka është konfiskuar”.
“Erdogan mori gjithçka nga unë: të drejtën time për liri, të drejtën time për t’u shprehur, të drejtën time për të punuar”.
“Butikun e gruas sime e thyen duke e gjuajtur me gurë, fëmijët e mi u ngacmuan dhe babai im u dërgua në burg”. “Kur u largova për në SHBA, babai im u bllokua dhe u morën pasuritë e mia”, tregon Sukur.
Sukur vlerësohet si futbollisti më i madh i Turqisë ndonjëherë me 52 gola nga 112 ndeshje, ndërsa bëri karrierë edhe me klube si Inter, Torino, Parma dhe Galatasaray.
Sukur insiston se ai ende e do vendin e tij, por jo udhëheqësin i tij, pasi problemi, sipas tij, është me presidentin aktual, Erdogan.
“Unë jam armik i qeverisë, jo i shtetit dhe jo i kombit turk. Unë e dua flamurin tonë, vendin tonë”.
“Unë jam një armik i politikës së gabuar dhe një qëndrim që synon të shkëputet nga Perëndimi”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra shënon ditën më të nxehtë të qershorit në histori, termometri arrin në 38°C Rekordi i vitit 1947 thyhet pas gati tetë dekadash, alarmi maksimal për vapë mbetet në fuqi... -
Tetëvjeçari sjell armë në shkollë, policia ndërhyn menjëherë në Zvicër -
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër














