Lajme
Kompania ajrore greke me kapital libanez synon tregun e Kosovës
Në Kosovë tregjet e saj, si ai financiar, investues dhe i shërbimeve, janë bërë kohëve të fundit joshëse, sidomos tani në mungesë të funksionalizimit të institucioneve që pas dorëheqjes së kabinetit qeveritar. Tregu kosovar në këtë periudhë është bërë tërheqëse edhe për shumë kompani ajrore të udhëtimeve, sidomos nga Lindja e Afërt, ndër to edhe për shumë sosh, të cilat nuk shquhen për ndonjë afarizëm të shëndoshë e korrekt.
Këto ditë ka shprehur interesim që në tregun e Kosovës të instalohet edhe kompania ajrore greke me seli në Greqi – “AIR Mediterranean”, me pronar e menaxher të saj Fadi Halak, me kapital libanez.
Kjo kompani, që për njohësit e tregjeve të fluturimeve ajrore nuk është shumë e njohur, për të mos thënë është fare e panjohur, sipas të dhënave posedon gjithsej dy avionë shumë të vjetër, që të dy me moshë rreth 30-vjeçare. Njëri aeroplan i “AIR Mediterranean” është tip “737-400, SX-MAH” me 168 vende dhe është i angazhuar pothuajse vetëm në tregun e shteteve të Gjirit Persik, përkatësisht në linjat ndërmjet Arabisë Saudite dhe të disa shteteve arabe (Irak, Erbil, Sylejmani dhe disa vende të tjera arabe). Ndërkaq avioni tjetër i kësaj kompanie po ashtu rreth 30-vjeçar “SX-MAI” synon të angazhohet në tregun ajror të Kosovës.
Kompania “AIR Mediterranean” nuk shquhet për ndonjë përvojë të gjatë në tregun e fluturimeve. Në fakt ajo është fare e re në këtë treg, pasi kompania është regjistruar për herë të parë vetëm më 2017-n. Madje në vitin e parë të regjistrimit “AIR Mediterranean” ka punuar fillimisht vetëm 3 muaj, për shkak se pas kësaj periudhe i janë pezulluar të gjitha fluturimet shkaku i marrjes së licencës. Nuk dihen arsyet për marrjen e kësaj licence. Pastaj kjo kompani është riaktivizuar tek në prill të vitit 2018.
Sidoqoftë, për shkak të bagazhit të pasqaruar afaristo-financiar të kësaj kompanie, institucionet tona kompetente për t’i verifikuar dhe për t’i vlerësuar investimet e huaja mbase do të ishte e udhës që paraprakisht të analizojnë deri në detaje interesin e vendit tonë për këso investimesh. Është e udhës pra që detajisht të shtjellohet afarizmi e serioziteti i kompanisë, për të mos ndodhur siç ka ndodhur në shumë raste, për të diskutuar më pastaj pasojat eventuale, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch
Një shtjellim më të detajuar institucionet tona kompetente do të duhej t’ua bëjnë në fakt të gjitha interesimeve të investitorëve të jashtëm, të cilët nuk kanë ndonjë projekt shumë të dëshmuar dhe që në këto kohëra nuk janë të pakta. Pra kohëve të fundit ka shumë të interesuar nga jashtë, e posaçërisht investitorë nga Lindja e Mesme – investitorë me kapital të ndryshëm, sidomos nga bota arabe për të ardhur në Kosovë. Nuk janë të pakta as kompanitë ajrore, të cilat synojnë tregun e Kosovës me kapital të ndryshëm.
Kërkesa për operim në Kosovë pati kohët e fundit nga Egjipti, nga Siria, nga Iraku dhe nga të tjera vende arabe. Është e ditur se operatorëve nga Egjipti u është refuzuar kërkesa për operim në Kosovë.
E-Diaspora
-
Ardita Dema Mehmeti: “Një grua shqiptare duhet të dëshmohet dy herë” Intervistë, portret mbi lidershipin femëror, decentralizimin dhe integritetin profesional Ardita Dema Mehmeti, magjistre e shkencave ekonomike,... -
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare -
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues
Jeta në Zvicër
-
1420 të huaj marrin përfitime plotësuese pa pension Për shkak të një boshllëku ligjor, 1420 shtetas të huaj mundën të merrnin përfitime plotësuese pa... -
Në Zvicrën qendrore nis fushata kundër përgjysmimit të tarifës së licencës televizive -
Qytetet zvicerane hapin më shumë strehimore emergjente ndërsa temperaturat bien -
Lëvizje e re në Zvicër për të futur rregulla më të rrepta gjuhësore për natyralizim -
Universitetet zvicerane rrisin tarifat e shkollimit mes shkurtimeve të buxhetit federal














