Lajme
Këto janë kushtet e reja për punë sezonale në Gjermani
Të rinjtë e veçmas studentët shqiptarë do të kenë mundësinë që pushimet verës, t`i shfrytëzojnë për punësim sezol në Gjermani
Ambasada gjermane ka publikuar një thirrje të Qendrës gjermane të informimit për emigracionin, arsimin profesional dhe zhvillimin e karrierës, ku sqarohen hapat që duhen ndjekur nga të rinjtë e interesuar.
Për të interesuarit kërkohet që së pari të lexojnë me shumë kujdes fletën e informacionit, më pas duhet të shkarkojnë dhe plotësojnë në mënyrë elektronike formularin e aplikimit dhe vërtetimin nga universiteti ose shkolla profesionale.
Po ashtu, duhet të fotokopjojnë pasaportën, vërtetimin e dijeve të gjermanishtes nëse e kanë dhe lejen e drejtimit, edhe atë nëse e zotërojnë. Dokumentet origjinale duhen dorëzuar pranë qëndrës DIMAK Albania deri në 14 shkurt, ora 15:00.
Përmes Facebookut, drejtues të saj u shprehën të gatshëm të publikojmë edhe seancat e ardhshme informuese, ku do të bëhet dhe një prezantim i programit, e ku studentët mund të marrin përgjigje për pyetjet e tyre.
Qëllimi, siç sqarohet në njoftim, është përafrimi i ofertës informues gjermane dhe e ofertës ekzistuese në Shqipëri rreth temës së emigrimit të ligjshëm në Gjermani dhe sidomos nxitjes së punësimit për qytetarët shqiptarë. /albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor














