Lajme
Prodhuesit kosovarë prezantohen denjësisht në Swissbau në Basel
Sot u përmbyll Swissbau, panairi më i madh i ndërtimtarisë në Zvicër, që mbahet çdo dy vjet. Shtatë prodhues kosovarë prezantuan denjësisht cilësinë e ofertës së tyre për tregun evropian.
“Kompanitë tona u prezantuan me shumëllojshmëri të produkteve: shtëpi prej druri, shkallë, dyer të brendshme dhe të jashtme, dritare dhe të gjitha mobiljet për enterier. Këto produkte nuk janë vetëm nga druri, por të kombinuara edhe me materiale të tjera, gjë që ua rrit vlerën, cilësinë e punës dhe i bën më funksionale dhe të përshtatshme”, thotë Arieta Vula-Pozhegu, Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës.
Përfaqësuesit e kompanive nga Kosova janë ndarë shumë të kënaqur me pjesëmarrjen në panair. Çdo ditë ka sjellë kontakte të reja, kontrata të nënshkruara me klientë të rinj, zgjerim të rrjetit, por edhe kanë marrë më shumë informacion lidhur me trendet e ndërtimtarisë në Evropë, çka kërkohet nga tregu, cilat ide t’i përcjellin.
Panairi Swissbau është panairi kryesor për industrinë e drurit dhe të ndërtimtarisë në Zvicër, ku çdo dy vjet prezantohet inovacioni botëror në këtë industri.
Në edicionin e vitit 2020, nga Kosova morën pjesë si ekspozues kompanitë SHEHU, LESNA shpk, BERTO, DARDANIA-MODEL, PALMA ,GREENHOUSE dhe BELLIONO. Pjesëmarrja e kompanive në Swissbau u mbështetet nga Qeveria gjermane përmes projektit të GIZ-it për promovimin e eksportit, ndërsa gjithçka u koordinua nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës.





E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













