Bota
Ndryshimi në pagesa në Gjermani, nga janari
Masa e hyrë në fuqi nga janari i këtij viti erdhi pasi autoritetet gjermane vendosën të ndërhyjnë për të përmirësuar situatën
Nga janari në Gjermani është bërë e detyrueshme me ligj printimi i faturës nga shitësit për çdo transaksion të kryer në përpjekje për të luftuar evazionin fiskal, por pronarët e bizneseve, klientët dhe grupet e industrisë, që tani, janë lodhur me skemën.
“Për mua është e bezdisshme sepse nga 50 fatura që unë printoj çdo ditë, 49 prej tyre do t’i hedh në koshin e plehrave. Thuajse asnjë klient nuk do ta marrë atë”.
Në Gjermani, thonë tregtarët, çdo kasë në dyqanet e vogla ka çip elektronik që mund të lexohet në çdo kohë. Zyra e taksave ka akses në to që prej katër vjetësh. Ndaj kthimi te sistemi i vjetër, ai i printimit të faturave, konsiderohet i panevojshëm, transmeton TCH.
“Unë nuk mendoj se bizneset e vogla përpiqen shumë të evitojnë taksat. Është më mirë të kthesh sytë nga kompanitë e mëdha dhe të sigurohet që ato do t’i paguajnë çdo detyrim shtetit gjerman. Dhe përveç kësaj, është një shpenzim i madh i letrës”, thotë një tregtar, përcjell albinfo.ch.
Dhe, në fakt, bizneset e vogla ankohen se duhet të shpenzojnë para edhe për letrën e faturave. Bizneset që mbështesin ambientin, thonë se është i turpshëm një shpërdorim i tillë. Masa e hyrë në fuqi nga janari i këtij viti erdhi pasi autoritetet gjermane vendosën të ndërhyjnë për të përmirësuar situatën. “Nuk mund të pranojmë që shteti të qëndrojë duarlidhur, pa bërë asgjë, dhe thjesht të shikojë miliarda euro në taksa që humbasin”, kishte deklaruar vetë kancelarja gjermane, Angela Merkel.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











