Shqipëria
Shqipëri: Ky është numri i aksidenteve për vitin 2019
227 persona kanë vdekur në aksidente rrugore në 2019-ën
Në muajin dhjetor të vitit që lamë pas në Shqipëri kanë ndodhur 135 aksidente rrugore, ku si pasojë kanë vdekur 24 persona, derisa 23 persona kishin vdekur në dhjetor të vitit 2018.
Kështu thuhet në një komunikatë të INSTAT, sipas së cilës në vitin 2019, numërohen 1.498 aksidente rrugore nga 1.718 aksidente të ndodhura në vitin 2018, duke u ulur me 12,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Në muajin dhjetor 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 24 persona, nga 23 persona të vdekur në dhjetor 2018. Në vitin 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 227 persona, nga 213 persona në vitin 2018. Në muajin dhjetor 2019 aksidentet rrugore, në 91,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Sipas INSTAT, numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 25–34 vjeç, duke zënë 25,9 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih












