Lajme
OKB: Lejohet e drejta e azilit për shkak të ndryshimeve klimatike
Personat, të cilët janë të detyruar të largohen nga vendet e tyre si pasojë e rrezikut të jetës nga ndryshimet klimatike, kanë të drejtë për azil, njoftoi sot një organ i OKB-së, ndërsa dha vendim për rastin e një personi, i cili u përpoq të transferohej në Zelandën e Re, sepse shtëpia e tij po fundosej.
Çështja u ngrit nga Ioane Teitiota, banor në ishullin Kiribati, i cili u shpërngul në Zelandën e Re dhe argumentoi se duhej të kishte të drejtën e qëndrimit atje, pasi ndryshimet klimatike po e bëjnë të pamundur jetën në vendin e tij, që po përmbytej si pasojë e rritjes së nivelit të oqeaneve.
Kjo është hera e parë që një organ i OKB-së merr në konsideratë çështjen e të drejtave të azilit, e lidhur me ndryshimin e klimës, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













