Lajme
Rashica: Euro 2020, do të ishte triumf për Kosovën
Milot Rashica është optimist për shanset e Kosovës në rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin evropian.
Milot Rashica ka folur për rëndësinë e ndeshjes me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinalen e “Play-Offit” në Ligën e Kombeve.
Mesfushori i Kosovës ka theksuar se kualifikimi në Evropian do të ishte e arritura më e madhe në histori, transmeton lajmi.net, përcjell albinfo.ch.
Përmes ndeshjet që do të luhet në Shkup, Kosova mund ta kërkojë kualifikimin në Euro 2020 në finalen eventuale ndaj Gjeorgjisë ose Bjellorusisë.
Dhe, vushtrriasi shprehet optimist se skuadra e Bernard Challandesit do të kalojë mirë në muajin mars.
“Për ne, kualifikimi në Evropian do të ishte gjëja dhe e arritura më e madhe e të gjitha kohëve”, ka thënë Rashica për uebfaqen zyrtare të Werder Bremenit, transmeton lajmi.net.
“Kudo që shkojmë, të gjithë na vijnë pas. Njerëzit mbesin në rrugë pasi stadiumet janë shumë të vogla për ne. Një stadium më i madh do të ndërtohet, sepse kapaciteti i stadiumit aktual nuk e përballon kërkesën e lartë të tifozëve. Është një çmenduri”, ka përfunduar Rashica.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave















