Lajme
Haradinaj: E heq taksën kur Vuçiq të njohë Kosovën
“Nuk mund të hiqet taksa pa pasur një marrëveshje me Serbinë. Ai duhet të na sjellë një marrëveshje te konsoliduar me Serbinë dhe e heqim taksën”, ka thënë kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Haradinaj vazhdoi duke thënë se nuk do ta heqë taksën për t’i fituar zgjedhjet Vuçiq, por ai do ta hiqte atë kur Serbia ta njohë Kosovën.
“Po unë e heq taksën kur Vuçiç të njohë Kosovën. Nuk e heq taksën për të fituar zgjedhjet Vuçiç në pranverë. Në qoftë se Serbia njeh Kosovën unë tani bëj mbledhje qeverie dhe e heq taksën- tha Haradinaj. Për çështjet e Kosovës duhet të flasë edhe Kosova”, ka thënë kryeministri në detyrë në Top Channel.
Ai zbuloi se ka pasur një telefonatë me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së ambsadorin Richard Grenell, me të cilin thotë se ka diskutuar për disa çështje për Kosovën.
Ai është pyetur përse nuk u takua më ambasadorin amerikan, ndërkohë që kreu i Qeverisë në detyrë tha se gjërat u diskutuan në telefon.
“Unë po e zbuloj këtu tek ju se kam pasur një bisedë telefonike me zotin Grenell dhe kam pasur takime më përpara me të në Berlin”, ka thënë Haradinaj, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
Debati për kondicionerët në Zvicër: Nga luks i panevojshëm në domosdoshmëri? Ekspertët paralajmërojnë se kërkesa për ftohje do të rritet ndjeshëm në dekadat e ardhshme... -
UBS shkurtoi qindra vende pune në fazën e reduktimit -
Vala e të nxehtit rrit ozonin në nivele të rrezikshme në Zvicrën qendrore -
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë














