Shqipëria
Ekspertiza zvicerane në funksion të shërbimit të karrierës në Shqipëri
Ermira Shyti: "Grupi ka pasur mundësi të njihet me tablonë e plotë të këshillimit të karrierës, duke filluar nga konteksti në Zvicër dhe Kantonin e Tiçinos e deri te lëvrimi i shërbimit te përfituesi..."
Nga e hëna deri të premten, në Bellinzona të kantonit të Tiçinos ka qëndruar një delegacion specialistësh të arsimit nga Shqipëria. Ardhja e tyre në Zvicër kishte për qëllim njohjen me modelin zviceran të këshillimit për zgjedhjen e profesioneve. Në krye të këtij delegacioni ishte Ermira Shyti, drejtuese e ekipit të komponentëve të shërbimit të karrierës, ndërmjetësimit për punë dhe zhvillimit të aftësive.
Zonja Shyti flet për albinfo.ch lidhur me projektin aktual, parë nga perspektiva shqiptare. “RisiAlbania është një projekt për punësimin e të rinjve në Shqipëri i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që zbatohet nga Helvetas Swiss Cooperation dhe Partnerët Shqipëri. Për të realizuar qëllimin e tij, mbështetja strategjike e projektit është fokusuar në: rritjen e biznesit në tre sektorë ekonomikë si, Agribiznes, Turizëm, dhe TIK; përmirësimin e shërbimeve të tregut të punës si shërbimi i këshillimit të karrierës dhe ndërmjetësimi për punë dhe zhvillimin e aftësive të të rinjve në sektorët e TIK, Agribiznes dhe Turizëm nëpërmjet kualifikimeve jo formale të ofruara nga operatorët privatë të trajnimeve.
Në këtë kontekst, projekti aktual po punon për të mbështetur zhvillimin e shërbimit të karrierës në Shqipëri në nivel bashkish, (sikurse është rasti i BIZ në Zvicër), në atë universitar dhe në zyrat e punësimit, thotë znj. Shyti për albinfo.ch. Gjithashtu, po mbështet edhe Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë për përgatitjen e profesionistëve të këshillimit të karrierës nëpërmjet një programi master.
Kjo vizitë 1 javore për shkëmbimin me Zyrën Kantonale të Orientimit Profesional në Tiçino, është pjesë e mbështetjes për Bashkinë e Tiranës për zhvillimin e këtij shërbimi. Shpresojmë të krijojmë një bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet profesionistëve të Tiçinos dhe të Tiranës, që të mundësojmë ngritjen e një shërbimi efektiv për të rinjtë e Bashkisë së Tiranës. Ky është pilotimi i parë, për ngritjen e këtij shërbimi në nivel bashkie, i cili do të ndiqet më pas në bashkitë e tjera në vend.
Gjithashtu, një vit më parë, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Universiteti i Lozanës kanë filluar një bashkëpunim 5 vjeçar së bashku, për të zhvilluar më tej programin e masterit për këshillimin e karrierës për të forcuar kapacitetet kërkuese të kërkuesve të këtij fakulteti, për zhvillimin e instrumenteve dhe mjeteve për këshillimin e karrierës.
Duke iu kthyer projektit konkret i cili ka përfunduar sot (e premte), znj. Shyti e vlerëson atë si shumë të qëlluar. “Vështirë se mund të kishte një program më të personalizuar se ky. Falë mikpritjes së drejtuesve dhe kolegëve tiçinezë dhe komunikimit të drejtpërdrejtë në gjuhën italiane, anëtarët e delegacionit nga Tirana janë ndier si në shtëpinë e tyre që nga dita e parë. Gjatë kësaj jave, grupi ka pasur mundësi të njihet me tablonë e plotë të këshillimit të karrierës, duke filluar nga konteksti në Zvicër dhe Kantonin e Tiçinos e deri te lëvrimi i shërbimit te përfituesi, të rinjtë e të rejat në Bellinzona, Lugano, Locarno e Mendrisio. Pjesëtarët e grupit janë shoqëruar dhe kanë shkëmbyer me kolegët zviceranë gjatë punës së tyre të përditshme në shkolla dhe në qendrat e orientimit profesional.
Mbetet që mbas një reflektimi dhe analize të brendshme, të saktësohen në detaje hapat për ngritjen e qendrës në Bashkinë e Tiranës dhe vijimësinë e mbështetjes nga Zyra Kantonale e Orientimit Profesional në Tiçino.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Lufta me Iranin pritet të ndikojë negativisht në turizmin zviceran Lufta në Lindjen e Mesme do të çojë në një “rënie të moderuar” të qëndrimeve në... -
Mjekët kërkojnë para para operacionit, një praktikë shpesh e dyshimtë në Zvicër -
Pronarët nuk janë informuar mjaftueshëm për efektet e Covid-it: Në Zvicër, kafshimet e qenve po shtohen -
Rritja e presionit financiar godet klasën e mesme zvicerane -
Autorët e dhunës në familje në Zvicër së shpejti do të monitorohen 24 orë në ditë
















