Kosova
Dy opsionet e linjës hekurudhore Prishtinë-Beograd
Opsioni i parë është që linja hekurudhore të jetë Beograd-Llapovë Kragujevc-Kralevë-Prishtinë
Një takim i rëndësishëm u zhvillua këtë të hënë në Berlin. Përfaqësues të Kosovës dhe të Serbisë u mblodhën bashkë për të diskutuar rreth marrëveshjes për rikthimin e linjës hekurudhore Prishtinë-Beograd.
Me iniciativë të Dërguarit të Posaçëm të presidentit amerikan, Richard Grenell, i cili është edhe përfaqësues Special i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, u mbajt takimi në mes zyrtarëve kosovarë dhe atyre serbë për rikthimin e linjës hekurudhore.
Por është pikërisht një nga mediat serbe që ka zbuluar detaje të reja dhe opsionet e mundshme se si mund të funksionojë kjo linjë hekurudhore.
Sipas Tanjug, janë dy opsione: Opsioni i parë është që linja hekurudhore të jetë Beograd-Llapovë Kragujevc-Kralevë-Prishtinë, me gjatësi prej 366 kilometrash, transmeton Indeksonline.
Opsioni i dytë është që linja hekurudhore të funksionojë nga Beogradi në Llapovë-Nish-Dolevac-Kurshumli-Prishtinë, linjë kjo me gjatësi 388 kilometra.
Linja e parë parashihet të përfundojë në veri të Mitrovicës, kurse e dyta të jetë linjë direkte për në Merdar.
Kjo linjë, e cila përfundimin e ka në Merdar, është jashtë funksionit që nga viti 1999, pasi që u shkatërrua nga bombardimet. Duhet përkujtuar që takimi i së hënës në Berlin zgjati më shumë se tri orë, e pas këtij takimi palët e të dy vendeve deklaruan se shpresojnë në arritjen e një marrëveshjeje të tillë sa më shpejt të jetë e mundur.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026














