Lajme
Greqia planifikon vendosjen e barrierës në det kundër migrantëve
Greqia po planifikon të vendosë një barrierë lundruese në Detin Egje, për të parandaluar mbërritjen e migrantëve dhe refugjatëve nga Turqia.
Kështu njoftoi ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Panagiotopoulos, raporton Reuters.
Gjatë viteve të fundit Greqia ka shërbyer si një portë hyrëse për në Bashkimin Evropian, për më shumë se një milion refugjatë sirianë dhe migrantë të tjerë.
Derisa një marrëveshje me Turqinë ka ulur ndjeshëm numrin e refugjatëve, që nga viti 2016, ishujt grekë ende po përballen me kampe të mbipopulluara.
Autoritetet greke po planifikojnë që ta blejnë pengesën me gjatësi 2.7 kilometra, e cila do të vendoset në det – jashtë ishullit të Lesbos – ku gjendet kampi i mbipopulluar Moria.
Qeveria tashmë ka përgatitur dokumentin, përmes të cilit fton kompanitë ofertuese të bëjnë propozimet për shitjen e pengesës.
“Ftesa për barrierën lundruese është në drejtimin e duhur. Ne do të shohim se cili është rezultati, dhe efekti i saj si parandaluese në praktikë”, tha ministri i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos, për Skai Radio.
Vitin e kaluar, 59,726 migrantë dhe refugjatë arritën në brigjet e Greqisë, sipas Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? Tensionet në Ngushticën e Hormuzit po rrisin shqetësimet për furnizimin me energji në Evropë, ndërsa dërgesat... -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025 -
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë












