Lajme
Në pritje të Qeverisë, Haziri: Duam kreun e Kuvendit
Kanë mbetur edhe dy ditë deri në seancën plenare për votimin e Qeverisë, e LDK dhe LVV thonë se do të tentojnë deri në momentet e fundit për arritjen e marrëveshjes.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë së shtunës ka zhvilluar një takim me anëtarët e ngushtë të Kryesisë, pas së cilit nënkryetari Lutfi Haziri njoftoi se pengesa e kryeparlamentarit ende nuk është tejkaluar.
Haziri tha se është duke u punuar për tejkalimin e pengesave, megjithëkëtë, sipas tij, parimi kryesor i bisedimeve duhet të jetë përfaqësimi i barabartë.
Ai tha se liderët e partive janë në kontakt të vazhdueshëm, por ende s’është caktuar ndonjë takim.
Në anën tjetër, anëtar të LVV-së i kanë bërë thirrje LDK-së që të dorëzohet në kërkesën për të parin e Kuvendit.
Seanca plenare për votimin e Qeverisë së re të propozuar nga i mandatuari për kryeministër, Albin Kurti, do të mbahet të hënën në orën 11.
E përveç me LDK-në, VV-ja ende është duke diskutuar me pakicën parlamentare për përfshirjen e tyre në Qeveri, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane















