Maqedonia
Rriten pensionet në Maqedoninë e Veriut
Zëvendëskryeministrja e Ekonomisë, Milla Carovska, tha se rritja është si rezultat i të ardhurave të shumta në Fondin Pensional nga ana e të punësuarve.
Vendimi i Qeverisë për t’i rritur pensionet dy muaj para zgjedhjeve nuk duhet të kuptohet si përpjekje për blerjen e votave nga pensionistët, por se kjo është si rezultat i reformës në Fondin pensional, thotë Carovska.
Raporti mes të punësuarve dhe pensionistëve për momentin, sipas drejtorit Shaip Zeneli, është 1.8 të punësuar që sigurojnë të ardhura mujore për një pensionist. Vrima buxhetorë në Fondin Pensional do të zhduket vetëm nëse ky raport do të ishte tre të punësuar për një pensionist.
Pak më shumë se 300 mijë pensionistë do të marrin rritje prej 700 denarëve në pensionet e tyre. Llogaritë thonë se për këtë rritje të pensioneve nga buxheti do të duhet të ndahen rreth 4 milionë euro shtesë në muaj, ndërsa në nivel vjetor kjo shumë shkon në 46 milionë euro. Paraprakisht rritje të pensioneve kishte kah mesi i vitit të kaluar, kur pensioni minimal u rrit për 36 denarë, ndërsa ajo mesatare me 63 denarë. Për momentin, pensioni mestar në vend është 15.500 denarë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane












