Lajme
Dënim për ata që përhapën lajme të rreme për koronavirusin
Gjykatat kineze kanë marrë në dorë situatën e krijuar nga epidemia e koronavirusit, duke përcaktuar masa të ashpra ndaj atyre që përhapin lajme të rreme, por jo vetëm.
Kështu Gjykata e Lartë e Heilongjiang ka parashikuar deri në 15 vjet burgim për ata që përhapin “lajme të rreme” për epideminë , dënim me vdekje për ata që përhapën qëllimisht koronavirusin dhe deri në 7 vjet burgim për ata që refuzojnë karantinën.
Sipas South Morning Post, megjithatë nuk është ende e qartë se çfarë nënkuptohet me “përhapjen me qëllim të virusit”. Gjykata e Lartë e Pekinit, megjithatë, ka garantuar se do të luftojë trafikimin e drogave të falsifikuara.
Ndërkohë në Kinë, numri dy i Kryqit të Kuq Hubei, Zhang Qin, është pushuar nga puna për pakujdesi në lidhje me menaxhimin e pacientëve gjatë emergjencës së koronavirusit.
Qin, së bashku me dy drejtues të tjerë Chen Bo dhe Gao Qin, dyshohet se keqmenaxhuan shpërndarjen e fondeve dhe materialeve për të frenuar epideminë.
Ata gjithashtu akuzohen për shpërndarjen e informacionit të pasaktë.
Pekini urdhëroi linjat ajrore që të mos ndërpresin fluturimet drejt vendeve të huaja që nuk kanë mbyllur kufijtë për udhëtarët kinezë.
“Për t’iu përgjigjur nevojave të udhëtarëve brenda dhe jashtë vendit, dhe për të siguruar furnizime në këtë periudhë të veçantë, administrata u kërkon linjave ajrore të garantojnë vazhdimësinë e transportit në vendet që nuk kanë vendosur kufizime të udhëtimit”.
Kina gjithashtu e bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara “kanë shprehur vazhdimisht gatishmërinë e saj për të ofruar ndihmë.”
Dhe, si rezultat, “shpresojmë se një ndihmë e tillë do të materializohet së shpejti”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying, gjatë një konference për mediat.
E njëjta zëdhënëse foli edhe për rolin e Italisë dhe si reagoi ndaj urgjencës. “Ne kemi vërejtur reagimin e Italisë për këtë shpërthim, shkruan lajmi.net, përcjell albinfo.ch.
“Shpresojmë që pala italiane të bëjë një vlerësim objektiv, të drejtë, të qetë dhe racional të epidemisë dhe do të kuptojë dhe mbështesë përpjekjet e qeverisë kineze për ta kontrolluar atë. Masat përkatëse që do të merren duhet të jenë në përputhje me rekomandimet e OBSH-së, të mos tejkalojnë nivelet e arsyeshme, duke shmangur ndikimin në shkëmbimet normale të personelit”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













