Lajme
Flet profesori i Albin Kurtit, çfarë studenti ishte ai?
Profesor Salem Lepaja, ishte njëri ndër profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, i cili i ligjëroi kryeministrit të sapozgjedhur të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit.
Në një intervistë për Telegrafin, Lepaja ka folur për Albin Kurtin në kohën kur ai i kishte dhënë mësim, për sukseset gjatë studimeve të kryeministrit, për takimet dhe për temat e diskutimeve që kishte me të para e pas luftës së fundit në Kosovë.
Sjellja e qetë e Albin Kurtit dhe pozitiviteti i tij i kishte bërë përshtypje profesor Lepajës gjatë studimeve, përveç pamjes së veçantë të Kurtit.
Lepaja ka treguar detaje për atë periudhë, fillimisht si Kurti në provimin pranues kishte marrë pikë maksimale, por edhe për suksesin e shkëlqyer në provimet e lëndëve që ai kishte ligjëruar.
Madje, ai kishte ruajtur fletoret e provimet e Kurtit si studenti më i mirë i asaj kohe, duke shpresuar se një ditë ai të bëhej shkencëtar i madh.
“Së pari gjatë ligjëratave koncentrohej shumë, nuk bënte pyetje, por koncentrohej, merrte shënime e pastaj gjatë pushimeve diskutonim me temën e ditës, ose e shihja me shokë duke qeshur, gjithmonë i buzëqeshur, duke diskutuar për sport e në veçanti duke diskutuar për basketboll”, tha ai për Telegrafin.
Takimi i parë i profesorit me Albin Kurtin pas lufte ishte i veçantë për të. Ai e përshkruan këtë takim, ku thotë se nuk e ka njohur Kurtin për shkak të ndryshimeve në pamje që i kishte bërë ai.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve -
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s Zvicra është bashkuar me një partneritet të NATO-s për prokurimin e përbashkët të municioneve. Qëllimi i... -
Nivelet e ujit në rezervuarët zviceranë, më të ulëtat në 20 vjet -
Bien me 16% kërkesat për azil në Zvicër gjatë gjysmës së parë të vitit -
Nga sot bien temperaturat në Zvicër, vapës i vjen fundi -
Studim: Frangu i fortë u sjell kursime të mëdha zviceranëve që blejnë në vendet fqinje














