Sport
Merret vendimi për lojtarët që kishin pirë cigare
Këshilli për çështje emergjente i FFK-së ka mbajtur mbledhje, duke shqyrtuar pjesëmarrjen e kombëtares së futsallit në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020
Ky këshill konstatoi se kombëtarja nuk pati suksese në këto kualifikime, teksa ka vendosur të përjashtojë tre futbollistë, që u fotografuan duke konsumuar duhan, para nisjes për në Gjeorgji, teksa kishin veshur emblemat e Kosovës, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Njoftimi i plotë i FFK-së:
Këshilli për çështje emergjente i FFK-së ka mbajtur mbledhje dhe ka analizuar dhe shqyrtuar pjesëmarrjen e Kombëtares së futsallit në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin evropian 2022 në Gjeorgji dhe ka konstatuar se kjo Kombëtare nuk pati rezultatet të mira, duke mos arritur të përmbushë objektivat e saj për kualifikim për rrethin elitë.
Po ashtu Këshilli për çështje emergjente ka analizuar me kujdes edhe paraqitjet individuale dhe sjelljet e futbollistëve në këto ndeshje, duke konstatuar se sjellja e disa futbollistëve nuk ishte në nivelin e duhur përfaqësues, ngase bartja dhe mbrojtja e fanellës së Kombëtares së Kosovës janë detyra dhe obligime të shenjta për secilin futbollist, që kërkon sjellje dinjitoze jo vetëm në lojë, por edhe jashtë lojës.
Kështu që futbollistët, Oso Gjinovci, Bajram Ramdani dhe Dardan Topilla, gjatë udhëtimit për Gjeorgji kanë pasur sjellje që nuk përkojnë me Rregullat e etikës së një futbollisti përfaqësues, ndaj Këshilli për çështje emergjente ka marrë vendim për përjashtimin e tyre nga ekipi kombëtar.
Këshilli për çështje emergjente beson se kjo masë do të ndikojë te këta futbollistë dhe te të tjerët që të kenë kujdes, kur veshin fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe mbrojnë ngjyrat e shtetit të Kosovës.
E-Diaspora
-
Abdixhiku publikon pamje nga tubimi me mërgatën në Cyrih: “LDK është dashni” Kandidati i LDK-së për kryeministër ndau momente nga takimi me bashkatdhetarët në Zvicër... -
Berlin
Petrit Halilaj me ekspozitë në galerinë prestigjioze “Hamburger Bahnhof” në Berlin -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Në Milano mbahet pasditja poetike “Riabbracciando la Poesia” -
A është diaspora shkencore e Kosovës një potencial i pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra voton për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë” Propozimi synon kufizimin e rritjes së popullsisë dhe parashikon masa më të ashpra për migracionin dhe... -
Swiss do të heqë Prishtinën prej orarit të fluturimeve nga Gjeneva -
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit













