Lajme
Delegacionin zviceran në Gjilan, si të bëhet atraktive shkolla e agrobiznesit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot një delegacion zviceran të kryesuar nga Daniel Wafler, deputet i Parlamentit të Cyrihut, i cili shoqërohej nga Karl Kupper, profesor në Shkollën e Agrobiznesit Strickhof të Cyrihut, Zija Shabani, afarist dhe Florina Wafler, bashkëpunëtore.
Në takim kanë marrë pjesë edhe drejtorët komunalë, Ramiz Ramadani e Valbona Tahiri, sikurse edhe drejtori i shkollës së mesme të agrobiznesit “Arbëria”, Xhelal Jetishi.
“I falënderoj shumë për vizitën në Gjilan. Vizita ka të bëjë me mbështetjen ndaj Gjilanit dhe regjionit tonë. Në fokus të bashkëpunimit tonë është shkolla e mesme e agrobiznesit “Arbëria”. Drejtoria e Bujqësisë dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik do të angazhohen sa më shumë që ky program të jetë në fokus në mënyrë që fëmijët, nxënësit e studentët, ta shohin shkollën e agrobiznesit si derën kryesore për punësim në të ardhmen”, ka deklaruar kryetari Haziri, pas takimit.
Haziri tha se agrobiznesi dhe bujqësia janë dera kryesore që në të ardhmen e shohin zhvillimin lokal ekonomik.
“Qëllimi është që shkolla “Arbëria” të bëhet atraktive për mësimdhënësit dhe nxënësit, sikurse shkolla e pasditës për nevoja të fermerëve, për rritjen e produktivitetit dhe nxjerrjen e produkteve në tregun europian”, theksoi ai.
Daniel Wafler, deputet i Parlamentit të Cyrihut, tha se kanë ardhur me delegacionin zviceran për të ndihmuar sistemin e arsimit, përkatësisht Shkollën e Mesme të Agribiznesit.
“Ideja është që atë që e kemi në Zvicër, pra përvojën, ta bartim në Gjilan, në sistemin e arsimit. Do ta krijojmë një bashkëpunim të fortë. Përvoja jonë do t’ju ndihmojë që ta krijojmë në agrokulturë të fortë e me sukses”, ka thënë Wafler.
Delegacioni zviceran ka vizituar edhe dy brendet e njohura të Anamoravës, Lura dhe Moea, të cilët kanë parë nga afër punën që bëhet aty, përcjell Albinfo.ch.
https://www.facebook.com/RadioStarGjilan/videos/869934030130791/
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës














