Tematike
A do ta votojë Aargau ashpërsimin e aplikimit për pasaportë zvicerane?
Ndër referendumet që kanë ngjallur më shumë interesim është ai në Kantonin Aargau, i cili kërkon ashpërsimin e ligjit mbi natyralizimin
Në kuadrin e ditës së radhës të referendumeve në Zvicër, nesër, më 9 shkurt, krahas dy iniciativave të nivelit nacional do të votohen edhe shumë të tjera në nivele kantonale dhe komunale, shrkuan srf.ch. Po ashtu, përveç referendumeve në 13 kantone, në kantonin Vaud dhe atë Jura do të ketë edhe zgjedhje për plotësimin e një vendi në ekzekutivin e kantoneve përkatëse.
Ndër referendumet që kanë ngjallur më shumë interesim është ai në Kantonin Aargau, transmeton albinfo.ch. Aty, populli e të drejtë vote do të vendosë për ose kundër ashpërsimit të ligjit mbi natyralizimin. Nëse do të votohet ashpërsimi, atëherë ky kanton do të ketë ligjin më të ashpër në Zvicër për pajisjen me pasaportë zvicerane.
Ndryshimi më i rëndësishëm në këtë kontekst do të jetë ky: i huaji që aplikon për pasaportën zvicerane në këtë kanton duhet të mos ketë marrë ndihma sociale në 10 vitet e fundit, përcjell albinfo.ch Deri tani në këtë kanton dhe në nivel të Zvicrës mjaftonte koha prej 3 vitesh pa ndihma sociale, për të bërë kërkesën për natyralizim.
Parlamenti kantonal kishte vendosur ta ashpërsojë ligjin përkatës, me kërkesën e partive të djathta. SVP, FDP dhe CVP thonë se ata të huaj që nuk plotësojnë kriteret për të marrë pjesë në jetën ekonomike, nuk duhet të natyralizohen.
Ndërkaq kundërshtarët e ashpërsimit flasin për një “ndëshkim kolektiv”. Njerëzit me të ardhura të ulëta do të diskriminohen, kritikon SP. Aargau, sipas saj, do të bëhej një “ishull ultra-konservator”. Të Gjelbërit gjithashtu janë kundër ligjit.
Populli me të drejtë vote në Kantonin e Bernës, nesër, më 9 shkurt do të votojë veç tjerash për një vend transit në dispozicion të nomadëve nga jashtë vendit. Ndërsa në Neuchatel do të votohet që të rinjve nga mosha 16 vjeçare t`u jepet e drejta e votës në nivel komunal dhe kantonal, transmeton albinfo.ch. Një të drejtë të tillë në Zvicër e kanë vetëm moshatarët e tyre në Kantonin Glarus.
Në Kantonin e Cyrihut do të hidhen në votë disa iniciativa. Në mesin e tyre është edhe ajo për projektin e një lidhjeje të re tramvaji dhe lidhur me këtë edhe për ndërtimin e tunelit përkatës. ky projekt pritet të kushtojë mbi 1 miliard franga.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendosi të ndajë të dhënat e pasagjerëve të fluturimit me policinë Pa planin e propozuar, Zvicra do të përballej me disavantazhe ekonomike...
-
4% e shoferëve në Zvicër drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit
-
Përmbledhje e lajmeve nga Zvicra për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Në cilat punë në Zvicër punëtorët e huaj fitojnë më shumë se zviceranët?
-
Kaos në tunelin Gotthard: Shoferët sulmojnë aktivistët e klimës (VIDEO)