Kosova
Klubit serb i ndalohet hyrja në Kosovë
Ekipit të basketbollit nga Serbia i ndalohet hyrja në Kosovë
Është bërë e ditur se ekipit të basketbollit Sloga, nga Serbia, dje i është ndaluar hyrja në Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Ekipi i potencuar nga ana juaj nuk ka pasur leje nga Ministria kompetente, prandaj i është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës“, tha Hoxha.
Detaje lidhur me rastin ka dhënë edhe kryetari i Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu.
” Dje jam kontaktuar nga Policia e Kosovës. Më kanë pyetur se a ka leje ky ekip për të hyrë në Kosovë. U kam konfirmuar se nuk kanë leje për të zhvilluar gara në vendin tonë, edhe janë kthyer prapa nga policia. Kjo nuk është hera e parë që klubet e baskebollit nga Serbia tentojnë të zhvillojnë gara në Kosovë. Ne iu kemi drejtuar vazhdimisht edhe FIBA-s lidhur me këto raste. Qeveria e Serbisë dhe Federata atje nuk po merr asnjë masë“, tha Fetahu, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane













