Lajme
Stuhia ‘Sabine” në Gjermani i preku edhe kosovarët
Në Gjermani priten reshje të dendura shiu dhe erëra me fuqi uragani
Erërat dhe valët e fuqishme kanë goditur Gjermaninë, derisa stuhia ‘Sabine” ka shkatërruar çdo gjë që i ka dalë përpara, transmeton albinfo.ch.
Në pjesën veriperëndimore të vendit, një tren “Intercity” është përplasur në një pemë që ishte rrëzuar në binarë, shkruan focus.de. Rreth 300 pasagjerë kanë ngecur për dy orë në tren.
Ndërkaq, “Deutsche Bahn” (DBB) ka njoftuar se gradualisht do të ndërpresë transportin në distanca të gjata në gjithë vendin, transmeton albinfo.ch. Trenat rajonalë në rajonet e prekura nga stuhia funksionojnë tashmë vetëm me shpejtësi të zvogëluar.
Ky mot duket se ka prekë edhe kosovarët, pasi që një numër i madh i tyre jetojnë në Gjermani.
Njëri prej tyre është edhe vëllai i ish-kandidatit për kryetar të Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori.
Ai në profilin e tij në Facebook ka bërë të ditur se nga stuhia i është dëmtuar vetura vëllait të tij, por që nuk është lënduar.
“Stuhia #Sabine në Gjermani ma paska prekë pak edhe vëllain e vogël në Gjermani, Avniun. Shyqyr veç dëmtim i veturës”, ka shkruar ai.
Është paralajmëruar që në vendet ku do të ketë vazhdimësi të erërave të fuqishme të ndërprehet mësimi. Po ashtu operatori hekurudhor Deutsche Bahn tha të dielën se do të ndalen shërbimet e trenit në distanca të gjata në shumë pjesë të Gjermanisë veriperëndimore për shkak të ndërprerjeve të shkaktuara nga stuhia, e cila goditi edhe vendet e tjera në Evropë, transmeton albinfo.ch.
Rreth 150 nisje fluturimesh dhe mbërritjesh u anuluan në Aeroportin e Frankfurtit, tha një zëdhënëse e operatorit të aeroportit, duke shtuar se 130 fluturime të planifikuara për të hënën tashmë janë anuluar.
Raportohet se erërat kanë arritur shpejtësinë deri në 120 kilometra në orë. Disa ekspertë të motit parashikojnë shpejtësinë e erës më shumë se 120 km / orë. /Albinfo.ch
https://www.facebook.com/579866755397713/videos/585059745379986/
https://www.facebook.com/xhavit.drenori/posts/10157297976838772
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













