Lajme
Koronavirusi tkurr ekonominë kineze
Burimet zyrtare deri më tani kanë konfirmuar se numri i personave që kanë humbur jetën në Kinë për shkak të koronavirus ka arritur në mbi 910 raste dhe mbi 40 mijë të tjerë të prekur.
Nga vendi ku shpërtheu fillimisht virusi, ende nuk ka statistika të sakta dhe mendohet se numri i të prekurve mund të arrijë brenda javë që vjen kulmin e vet me rreth 500 mijë të prekur, nëse virusi vazhdon me këtë ritëm, përcjell Telegrafi.
Nga ana tjetër, konsiderohet alarmante edhe fakti se mijëra persona janë bllokuar nëpër anije që lidhin Kinën me vendet fqinje dhe nga pritja e gjatë derisa secili të ekzaminohet thellësisht, virusi kalon nga njëri te tjetri duke i bërë ato vende të përhapjes më të shpejtë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur se virusi paraqet një kërcënim serioz dhe të menjëhershëm për shëndetin publik. Rastet e koronavirusit të shfaqura gjatë një takimi biznesi në Singapor kanë arritur në tri vende evropiane, pasi shkaktuan infeksione në Azi, duke ilustruar qartë sfidat e mëdha për ta mbajtur epideminë nën kontroll.
Aktualisht kjo është java e tretë që koronavirusi vazhdon të përhapet me shpejtësi dhe po kaq kohë po bëhet edhe që nga pezullimi i aktivitetit ekonomik, i cili i ka dhënë një goditje të fortë vendit dhe shteteve të tjera që varen ekonomikisht nga marrëdhëniet tregtare me Kinën.
Në këto tre javë, të dhëna nga Bloomberg, tregojnë se madhësia e ekonomisë kineze është tkurrur shumë, duke qenë tashmë aq sa ekonomia e Suedisë dhe ky është pa dyshim një makth për gjigantët botërorë të teknologjisë, që mendojnë se ky është vetëm fillimi dhe pasojat e vërteta të pezullimit të aktivitetit kinez do t’i ndiejnë shumë më vonë.
“Të ardhurat fiskale në Hubei gjatë vitit 2020 ishin parashikuar të rriteshin me 2.3 për qind. Situata tani do të jetë e vështirë, ku me mosfunskionimin e të ardhurave të taksës për tokën do të godet të ardhurat qeveritare. Për më tepër, rreth 18.2 miliardë dollarë borxhe të huazuar nga qeveria në Hubei do të fillojnë të shlyhen pas vitit 2020”, thuhet në llogaritjet e Bloombergut.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut