Lajme
NASA paralajmëron rreth një asteroidi të rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës
Një asteroid do të kalojë pranë planetit tonë më 15 shkurt dhe ka një gjerësi prej 1 kilometër. Një shkëmb hapësinor i kësaj mase mund të vrasë miliona njerëz në zonën ku godet (nëse përplaset me tokën) dhe mund të shkaktojë një katastrofë në shkallë globale.
Administrata Kombëtare e Menaxhimit të Hapësirës në SHBA thotë se është duke ndjekur avancimin e asteroidit 2002 PZ39, i cili po vjen drejt tokës me shpejtësi prej më shumë se 57,240km/orë.
Shkëmbi hapësinor që është i gjerë nga 440 m deri në 990 m, do të ketë një “qasje të afërt” me planetin tonë rreth orës ndërkombëtare 11:05, më 15 shkurt.
Nëse një trup i tillë do të përplasej me tokën, mund të ketë pasoja për të gjithë planetin.
“Nëse një meteoroid shkëmbor më i madh se 25m, por më i vogël se një kilometër, do të godiste tokën, do të shkaktonte dëme vetëm në zonën e goditjes. Ne besojmë se një asteroid prej dy kilometrash ose me më shumë gjerësi, ka pasoja për të gjithë planetin”, -thuhet në agjencinë e NASA.
Sipas llogaritjeve trupi do të kalojë 5.77 milionë kilometra pranë tokës, që megjithëse mund të duket si një distancë e sigurt, llogaritjet nuk kanë rezultate absolute dhe mund të ndryshojnë, shkruan GE, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














