E-Diaspora
Dënohen me burg shqiptarët që i vunë zjarrin dhomës së azilit duke e filmuar
Kledi B. e kishte filmuar zjarrvënien me celularin e tij dhe ia kishte dërguar atë familjes në Shqipëri. Videoja pastaj qe përhapur shpejt në YouTube
Janë dënuar me burg dy shqiptarët që kishin vënë zjarr në një qendër refugjatësh në Bad Godesberg, Gjermani. Gelay B. (24 vjeç) është dënuar me katër vjet, ndërsa Kledi B. (26 vjeç) me tre vjet e gjysmë burg, shkruan Agjencia Gjermane e Lajmeve, DPA.
Në mesditën e 5 gushtit, Gelay B. kishte grumbulluar mobile dhe dyshekë mbi njëri-tjetrin në dhomën e të dyve dhe më pas i kishte ndezur. Dhoma qe djegur e tëra. Për fat të mirë, zjarri nuk u përhap në pjesët e tjera të ndërtesës, transmeton albinfo.ch. Departamenti i zjarrit ishte në gjendje ta shuante atë me kohë ndëra 250 banorë ishin evakuuar. Dëmi: rreth 120,000 euro.
Kledi B. e kishte filmuar zjarrvënien me celularin e tij dhe ia kishte dërguar atë familjes në Shqipëri. Videoja pastaj qe përhapur shpejt në YouTube.
“Ne jemi shqiptarë këtu në Gjermani. Mos mendoni se ne kemi nevojë për letrat tuaja. Për ne do të ishte më mirë të shkonim në Angli. Q… gjermanët dhe familjet e tyre”, thuhet në këtë video.
“Gjë tepër e pështirë”, janë shprehur gjykatësit, përcjell albinfo.ch. Është plotësisht e pakuptueshme se si njerëzit i vënë zjarrin dhomës ku janë strehuar…”.
Por, prapavija e zjarrvënies nuk ishte vetëm zhgënjimi për refuzimin e shpejtë të kërkesës së tyre për azil. Gelay B. ishte ndjerë i trajtuar padrejtësisht nga rojet e sigurimit për shkak të një telefonate me zë të lartë që kishte bërë me babanë e tij, para akomodimit. Ai ishte ankuar, nuk ndihej i marrë seriozisht. Atëherë ai, sipas gjykatës, kishte menduar për hakmarrje.
Ata të dy kanë pranuar fajin dhe kanë kërkuar faljen, transmeton albinfo.ch. Tani duhet të pritet që pasi të vuajnë gjysmën e dënimit, të depërtohen në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor













