Lajme
Haradinaj: Deklarata e Kurtit turpëroi vendin dhe dëshpëroi SHBA-në
Ish-kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeminsitri aktual i Kosovës, Albin Kurti, është dashur që t’i ftojë grupet punuese të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe të Transportit Rrugor, në mënyrë që të mos ta turpëroj vendin dhe institucionet duke thënë se nuk ka qenë i informuar. Ai gjithashtu tha se deklarata e Kurtit ka dëshpëruar SHBA’në.
Haradinaj përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, tregon se si më 30 janar kishte ftuar z. Xhemajli dhe z. Qupevaj, që t’i informojë rreth marrëveshjes që do të nënshkruhej nga ta me ndërmjetësimin e Ambasadorit Grenell.
“Kjo fotografi, është bërë më datë 30 Janar 2020. Të nderuar qytetarë si Kryeministër i vendit, dy javë më herët kam ftuar në takim grupet punuese të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe atë të Transportit Rrugor, respektivisht zyrtarët e Ministrisë Z. Xhemajli, dhe Z. Qupevaj, për t’u informuar rreth letrës së qëllimit për hekurudhat me Serbinë, e që është ndërmjetësuar nga Ambasadori Grenell. Kam kërkuar nga ata, që të jenë vigjilent dhe mos të negociojnë e as të diskutojnë asgjë që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, shkruan Haradinaj.
Ai tha se Kurti është dashur të veproj njëjtë në mënyrë që të mos ta turpëroj vendin duke thënë se nuk ka qenë i informuar rreth marrëveshjes që u nënshkrua të dje. Tutje, Haradinaj tha se deklarata e Kurtit ka dëshpëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Këtë gjë, është dashur ta bëjë edhe Kryeministri Kurti, në mënyrë që mos ta turpërojë vendin dhe institucionet duke thënë se nuk ka qenë i informuar. Kjo deklaratë, dëshpron edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dhënë indikacione se nuk jemi unik ndaj përkrahjes së tyre”, ka shkruar Haradinaj, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes












