Kosova
Pavarësie Sopa thotë se ndihet krenare për emrin
Pavarësia Sopa ishte foshnja e parë e lindur në shtetin më të ri.
Ajo u lind vetëm pesë minuta pasi kryeministri i atëherëshëm, Hashim Thaçi, lexoi Deklaratën e Pavarësisë, e cila shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik.
Mjekja kujdestare në Klinikën e Gjinekologjisë e kumtoi me lotë në sy dhe emocione të shumta lajmin për ardhjen në jetë të Pavarësisë.
Sot, njëjtë si Kosova, edhe Pavarësia është rritur dhe ka mbushur 12 vjet.
Ajo është një ndër nxënëset më të dalluara të shkollës me të njëjtin emër, “Pavarësia”.
Pavarësia, për RTV21, ka thënë se është krenare për emrin që mban dhe se ndihet e privilegjuar që historia e saj lidhet me historinë e Kosovës.
Ajo po ashtu tregon se vëllai i saj i madh e xhelozon atë për mënyrën se si e feston ditëlindjen në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Mesazhi i 12-vjeçares është që ta duam Kosovën, sepse në këtë mënyrë e shtyjmë atë përpara.
“Mënyra si e festoj ditëlindjen është me shokë dhe shoqe, por edhe me vëllezërit dhe dy prindërit. Vëllai i vogël nuk e di ende rëndësinë e kësaj feste, por vëllai i madh më duket që me xhelozon pak”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër Për vite me radhë, prodhuesi i makinave Tesla kryesonte fushën për sa i përket shitjeve të... -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2% -
Më shumë se 8 milionë CHF janë shpenzuar për fushatat e votimit të 8 marsit -
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme











