Lajme
Hapet Qendra e Kulturës Shqiptare në Kroaci
Një tjetër qendër e kulturës shqiptare u hap në Kroaci.
Në qytetin Bjelovar u hap Qendra Kulturore për komunitetin shqiptar, e cila do të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore si dhe në fuqizimin e lidhjeve midis anëtarëve të komunitetit shqiptar. E pranishme në këtë ceremoni ishte dhe deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj, transmeton albinfo.ch.
Lokalet e Qendrës Kulturore të Komunitetit të Shqiptarëve u hapën zyrtarisht sot në rrugën 3 Dimitrija Demetra në Bjelovar të Kroacisë. Në hapje morën pjesë kryetari i Bashkisë së qytetit të Bjelovar, Dario Hrebak, Përfaqësuesja Parlamentare për Pakicat Kombëtare, Ermine Lekaj Prljaskaj, një përfaqësues i Ambasadave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë Veriore dhe një delegacion nga Qarku Berat i Shqipërisë.
“Kjo është një ëndërr e kahershme e shqiptarëve tanë nga ky rajon. Tani do të kemi edhe më shumë mundësi për t’u socializuar, për të mbajtur programe kulturore dhe artistike, seanca dhe të tjera. Të gjithë ne që kemi emigruar në territorin e Republikës së Kroacisë kemi pranuar një atdhe tjetër. Kroacia është shtëpia jonë e dytë, por të gjithë ne i ndjejmë rrënjët tona. Shoqëria jonë kulturore dhe artistike funksionon që prej vitit 2007, me shumë anëtarë”, tha Martin Gojani, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar të Qarkut Bjelovar – Bilogora.
“Kjo është një iniciativë me të vërtetë e lavdërueshme dhe është një nder i madh të jesh sot në hapje. Këtu do të zhvillohet kultura, folklori, kënga e pakicës shqiptare, gjë që më bën jashtëzakonisht të lumtur dhe krenar. Jam i lirë të them që kjo është një iniciativë historike. Qendra do të luajë një rol të madh dhe të rëndësishëm në lidhjen e shqiptarëve dhe kroatëve. Zhvillimi kulturor, edukimi, pranimi i ndërsjellë dhe ndjenja e barazisë janë ajo për të cilën ne të gjithë përpiqemi, tha HE Riza Poda, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë. /Albinfo.ch

Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












