Bota
BE-ja, pa plan për kufizim të udhëtimeve rreth koronavirusit
Komisioni Evropian tha të hënën se Bashkimi Evropian ende nuk është duke e shqyrtuar vendosjen e kufizimeve në udhëtim brenda zonës Schengen, pas përhapjes së koronavirusit në Itali.
Katër persona kanë vdekur deri më tash në pjesën veriore të Italisë dhe rreth 150 të tjerë janë infektuar që nga e premtja e kaluar, duke e bërë Italinë vendin më të goditur nga virusi i ri jashtë kontinentit të Azisë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
“Sa u përket skenarëve të ndryshëm, siç është suspendimi i bashkërenduar i Schengen-it, nuk do ta bëjmë një gjë të tillë tash për tash, por jemi duke punuar në plane të ndryshme në rast të zhvillimeve të papritura”, tha komisionari i BE-së për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic.
Komisionerja e BE-së për shëndetësi, Stella Kyriakides, tha se kufizimet në udhëtime në zonën Schengen duhet të jenë në proporcion dhe të koordinuara mes shteteve të BE-së. Ajo gjithashtu shtoi se një masë e tillë duhet të jetë e mbështetur në dëshmi shkencore.
“Tash për tash, Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka këshilluar për vendosjen e kufizimeve në udhëtime apo tregti”, tha para gazetarëve kjo zyrtare, duke shtuar se një mision i OBSH-së do të arrijë të martën në Itali për ta vlerësuar gjendjen.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











