Kosova
Flet kosovari nga zona e prekur nga koronavirusi në Itali
Ai thotë se ka panik gjithandej.
Autoritetet kompetente të Italisë kanë konfirmuar të dielën në mbrëmje edhe vdekjen e tretë në Itali nga koronavirusi.
Ndërsa, numri i të sëmurëve në Itali tashmë është rritur në 150 veta, në pesë rajone. 112 raste janë vetëm në Lombardi, regjionin verior, në kufi me Zvicrën.
Në këtë zonë mendohet se jetojnë një numër i madh shqiptarëve, ndërsa fatmirësisht deri më tani, sipas autoriteteve shqiptare, nuk raportohet për të prekur nga ky virus vdekjeprurës që nisi në Kinë.
Një kosovar që jeton në Vedelago ka treguar për Indeksonline se janë tejet në panik dhe të shqetësuar, ndërsa ka mungesë të maskave dhe se raftet e supermarketeve gjithandej po zbrazen.
“Raftet e supermarketeve italiane në Lombardia dhe Veneto janë zbrazur. Mungon uji në shumē dyqane/supermarkete, njësoj siç kanë mbetur të zbrazura të gjitha raftet ku vendosen perimet, frutat, mielli apo pastat.
Njerëzit sot siguruan rezerva, të bindur që së shpejti do të detyrohen të izolohen në shtëpi.
Kjo është dita më surreale që e kam jetuar ndonjëherë. Psikozë alarmante këtu në Veneto”, ka thënë ai.
Gjithashtu kosovari tregon se çdo aktivitet po anluohet, madje edhe kisha është mbyllur.
“Pubet dhe kafenet ne regjionin e Lombardia jane mbyll nga ora 18:00. Ka evitim të qendrave tregtare për të bërë shopping për veshmbathe. Nuk ka fluks nëpër qytete. Disa kisha janë mbyllur. Shkollat, universitetet, ekskursionet shkollore, eventet sportive, muzetë, kinematë, karnevalet – janë anulu/mbyll. Pritet me u rrit numri i të prekurve. Edhe emisionet kanë vendosë me i ba pa publik”, tregon më tej ai për mediumin.
Kosovari me vendbanim në Itali thotë se për shkak se janë me kontrata të punës, e kanë të pamundur shpërnguljen.
“Varësisht nga rrethanat se si do të krijohen në orët apo ditët në vazhdim, do t’i shohim edhe mundësitë sesi të operojmë tutje”.
Ndryshe, në aeroportin e Rinasit po kontrollohen qytetarët që po vijnë nga Italia. Ndërsa Ambasada Shqiptare në Romë njofton se situata po ndiqet me vëmendje dhe në fakt e cilësojnë si emergjente.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave











