Gruaja
Shpresa Memedi sjell “Festivalin Kuq e Zi” në Kreuzlingen të Zvicrës
Shpresa Memedi i ka thirrur dhe ata do të vijnë. Bëhet fjalë për yjet e skenës muzikore shqiptare. Pronarja e kompanisë së pastrimit "360 clean & more" ka informuar mediat të martën për projektin e saj spektakolar
Shpresa Memedi, një ndërmarrëse e suksesshme me prejardhje nga Gostivari është ajo që ka marrë nismën: do t`i sjellë në Zvicër, më saktë, në Kreuzlingen (Thurgau) yjet më të njohur të pop skenës shqiptare për të qenë pjesë e festivalit “Redblack-Festival” (Festivali Kuq e Zi), shkruan tagblatt.ch.
Dhjetë këngëtarë e këngëtare do të performojnë në Bodensee Arena në Kreuzlingen më 18 prill ndërsa i pranishëm do të jetë edhe Patric Haziri, i zgjedhur kohë më parë si “Tv-Bachelor” në një spektakël të madh televiziv zviceran.
Shpresa Memedi i ka thirrur dhe ata do të vijnë. Bëhet fjalë për yjet e skenës muzikore shqiptare. Pronarja e kompanisë së pastrimit “360 clean & more” ka informuar mediat të martën për projektin e saj spektakolar, shkruan tagblatt.ch.
Duke vozitur makinën, ajo ka dëgjuar në radio hitin e DJ Regard “Ride It”. Bëhet fjalë për një të ri të talentuar shqiptar, transmeton albinfo.ch. Sipërmarrësja ambicioze u pushtua nga ambicia për ta sjellë në Zvicër dhe shpejt mori premtimin e tij për të ardhur. Dhe kur ai pranoi të vinte, Shpresa mendoi: “Përse një, kur mundet 10?”.
“Kultura shqiptare dhe skena e saj muzikore janë në modë. Hitet e artistëve janë të pranishme në toplista në të gjithë botën. Kështu që ne do të bëjmë një festival të tërë”
Artistët në fjalë me rrënjë shqiptare-kosovare u treguan të gjithë shumë entuziastë për idenë, thotë Memedi.
Salla “Bodensee-Arena” në Kreuzlingen ka vend për maksimalisht 6000 persona për koncerte. Shpresa Memedi u mor vesh shpejt me përgjegjësit, përcjell albinfo.ch. Objekti dhe vendndodhja janë të përshtatshme për “Redblack Festival”.
Më tutje, zonja Memedi ka marrë mbështetje nga shumë anë. Madje edhe nga krerët e qytetit Kreuzlingen. Gjatë prezantimit, kryebashkiaku Thomas Niederberger sqarfoi përse qëndronte plotësisht në mbështetje të aktivitetit.
“Kreuzlingeni është një qytet ndërkombëtar. Një festival i tillë i lidh njerëzit përtej kufijve kulturorë”, thotë ai.
Për më tepër, ishte një rast perfekt që salla Bodensee-Arena të prezantohej si një vend aktivitetesh. Salla, e cila është në pronësi të qytetit, ka luftuar për klientë të rinj që kur televizioni zviceran me festivalin e përzgjedhjes së këngës për Eurovision qe shpërngulur nga këtu.
Kryebashkiaku gjithashtu është shprehur i impresionuar nga guximi i afaristes nga Kreuzlingeni Shpresa Memedit dhe ekipit të saj. Ky ekip, sipas tij “bën një punë të madhe përgatitore dhe gjithashtu merr mbi vete një rrezik”, transmeton albinfo.ch. Duhet përmendur se mbështetja e qytetit është e një natyre jo-financiare.
Me 3000 spektatorë, mbulohen shpenzimet
Siç thotë Memedi, ajo po investon rreth një çerek milioni franga në këtë projekt përmes kompanisë së saj. “Ne i mbulojmë shpenzimet tona me 3000 mysafirë,” thotë ajo. “Ky numër është realist dhe ne jemi të kënaqur me të.” Shitja e biletave ka filluar të dielën e kaluar. “Ishte një fillim shumë mirë.”
I ftuari kryesor i festivalit të parë “Redblack” është DJ Regard. Ai vjen nga Kosova dhe prezantohet për herë të parë në Zvicër. Artistët tjerë janë: Mozzik (ish-burri i reperes së njohur, Loredana), vëllai i tij Getinjo, Dhurata Dora, Noizy, DJ Gimi-O, Tayna, Koki Surle, Dardan dhe EAZ.
Shumica e këngëve janë rap dhe këndohen në gjermanisht ose shqip. Moderatorja, modelja Bleta Gashi, gjithashtu do të udhëheqë mbrëmjen në dy gjuhë. Të gjithë artistët vijnë nga Kosova dhe Shqipëria ose janë me prejardhje nga atje, përcjell albinfo.ch. Ashtu sikurse edhe “Bachelor TV” Patric Haziri. Ai do të jetë atje gjithashtu, do të takojë tifozët dhe ndoshta edhe do të dhurojë trëndafila. Festivali fillon në orën 18 pasdite dhe zgjat deri rreth orës 0.30 pas mesnate.
E-Diaspora
-
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar Deri më tani kanë aplikuar për regjistrim 63 mijë e 997 nga diaspora për zgjedhjet e... -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve Një studim i porositur nga SEM ka zbuluar se autoritetet përgjegjëse nuk e verifikojnë sistematikisht vërtetësinë... -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35













