Lajme
Gjermania sot mbylli kufijtë me Zvicrën dhe katër vende të tjera
Gjermania mbylli kufijtë me Francën, Austrinë dhe Zvicrën nga mëngjesi i së hënës për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
Sot, Gjermania mbylli përkohësisht kufijtë e saj me Francën, Zvicrën, Austrinë, Luksemburgun dhe Danimarkën, duke rritur kështu përpjekjet për të penguar përhapjen e koronavirusit të ri, transmeton albinfo.ch.
Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer, ka thënë se kontrollet e reja do të hyjnë në fuqi në orën 8 të mëngjesit të të hënës.
“Përhapja e koronavirusit po përparon shpejt dhe në mënyrë agresive… një nga masat më të rëndësishme do të jetë ndërprerja e zinxhirit të infeksionit”, u tha Seehofer gazetarëve, ndërsa njoftoi kontrollet e reja të kufirit.
Njerëzit që lëvizin përtej kufirit për të punuar, do të jenë ende në gjendje të kalojnë, ashtu si dhe mallrat.
Sidoqoftë, njerëzit “pa një arsye të vlefshme për të udhëtuar nuk do të lejohen të hyjnë dhe të largohen” nga Gjermania, shtoi Seehofer.
Ministri theksoi se shtetasit gjermanë në vendet fqinje do të lejohen të kthehen brenda.
Gjermania kishte konfirmuar gati 4,000 persona të infektuar me koronavirus deri të shtunën, si dhe autoritetet kanë raportuar 11 vdekje. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës Dyshohet se ai ra nga një vinç gjatë punës, ndërsa autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e... -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit













