Lajme
Vetëm Hysri Halimi e Arta Veseli ia dolën të rizgjedhen në Gjenevë
Në mesin e 24 kandidatëve me emra shqiptarë, sa ishin kandiduar për zgjedhjet lokale, që u mbajtën të dielën e kaluar, më 15 mars 2020, nëpër komunat e Gjenevës, vetëm Hysri Halimi është rizgjedhur për një mandat të ri 5- vjeçar në Komunën e Meyrin-it, përderisa në Komunën e Onex-it është Arta Veseli, nga partia e te Gjelbërve.


Edhe pse Partia Socialdemokrate PS kishte një ngritje të moderuar, ndërsa të Gjelbrit kishin ngritjen edhe më të madhe, megjithëse kandidatët e komunitetit shqiptar që zakonisht kandidojnë në këto dy subjekte politike dolën humbës.
Arsyet ishin të ndryshme, por për herë të parë kemi vërejtur kandidime të bashkombësve tanë edhe te partia e ekstremit të djathtë (UDC-ja) dhe disa parti të tjera të djathta, si CVP, PLR, Vert’Liberal etj.
Një shpërndarje e votave në këtë mënyrë dhe moskoordinimi i kandidatëve për ta shtuar njëri-tjetrin në listën e tyre, mungesa e një marrëveshjeje paraprake për votim me listën neutrale, si e quajnë këtë metodë votimi, ku mund të votosh vetëm personat që dëshiron t’i votosh, janë disa nga arsyet e një debakli të tillë.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”












