Kosova
Njoftim për qytetarët e Kosovës që kanë mbetur jashtë kufijve shtetërorë
Kthimi i shqiptarëve do të realizohet në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) është duke u angazhuar me intensitet të lartë që të bëjë identifikimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë mbetur jashtë vendit, për shkak të situatës së krijuar nga masat kundër COVID-19, transmeton albinfo.ch.
Nëpërmjet ambasadave dhe konsullatave deri më tani janë paraqitur qindra qytetarë, të cilët kanë shprehur nevojën apo dëshirën për t’u kthyer në Republikën e Kosovës.
Kthimi do të realizohet në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit.
Të gjithë qytetarët që duan të kthehen duhet t’i kenë parasysh disa pika të rëndësishme:
- Për shkak të kapaciteteve për kontroll dhe karantinë, numri i personave që mund të kthehen është i kufizuar. Prioritet për t’u kthyer kanë personat me viza dhe/apo pasaporta të skaduara; personat që janë bllokuar në terminale të aeroporteve dhe personat me urgjenca shëndetësore.
- Kostoja e udhëtimit duhet të mbulohet nga vetë udhëtarët.
- Të gjithë udhëtarët që kthehen në Republikën e Kosovës do të futen në karantinë për 14 ditë në lokacion të caktuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Udhëtime të tilla do të realizohen në mënyrë periodike, varësisht nga kapacitetet e Ministrisë së Shëndetësisë për kontroll dhe karantinë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria















