Koronavirusi: çast pas çasti
Shërohet 79-vjeçari me ilaçin eksperimental
Nga Italia nuk mbërrijnë vetëm lajme të këqija
Në Itali, është shëruar pacienti i parë që u trajtua me ilaçin eksperimental kundër koronavirusit, “Remdesivir”. Lajmin e përcolli Matteo Basetti, zëdhënës i klinikës infektive në spitalin San Martino në Gjenovë.
Kurimi i 79-vjeçarit kishte filluar më 7 mars, e gjatë dy testeve të bëra së fundmi për koronavirus ai ka rezultuar negativ.
Pacienti së shpejti do të rikthehet në Lombardi ka njoftuar Basetti, duke shtuar se të gjithë mjekët janë të kënaqur pasi ky ilaç ka rezultuar të jetë efektiv, transmeton TCH.
Ai gjithashtu pranoi se ka pacientë tjerë që janë duke u trajtuar me këtë lloj ilaçi, në anën tjetër ministria italiane e Shëndetësisë ka miratuar testimin në kafshë me vaksinën e parë kundër coronavirusit, përcjell albinfo.ch. Vaksina testuese është zhvilluar në laboratorin e kompanisë “Takis”, fjala është për vaksinën e parë testuese në Evropë.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi Cyrih-Nju Jork devijohet në Londër pas emergjencës në ajër Avioni u ul në mënyrë të sigurt në Londër dhe nuk janë raportuar të lënduar. Pasagjerët... -
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant













