Koronavirusi: çast pas çasti
Italia parashikon mundësinë e shtyrjes së masave deri në maj
Kryeministri italian, Giuseppe Conte, pritet të flasë shumë shpejt lidhur me afatin e ri.
Me shtimin e frikshëm të rasteve të vdekjes nga epidemia e koronavirusit në Itali, në shtetin fqinj parashikohet shtyrja e mëtejshme e masave të marra.
Gjatë fundjavës pritet të mbajë një konferencë për shtyp, për të njoftuar masat e reja.
Siç raportojnë mediat e shtetit fqinj duke cituar burime qeveritare, “mbyllja” e Italisë mund të zgjasë deri më 1 maj.
Është po ashtu e mundshme, që të ketë një ngushtim të aktiviteteve sportive, të cilat kanë ngjallur polemika të shumta.
Në disa rajone të Italisë, është parashikuar ndalimi i shëtitjeve dhe aktiviteteve në ajër të pastër. Në terren mund të zbresë edhe ushtria, e cila është thirrur ndërkohë në disa qytete italiane, për të favorizuar respektimin e rregullave.
Në Itali numri total i të prekurve ka shkuar në 47021, ndërsa i viktimave ka arritur 4032.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Suedi Policia kreu një hetim gjatë natës, por ende nuk ka të dyshuar për atentatin ndaj të... -
Konjufca i kërkon Shqipërisë ta bashkëorganizojnë me Kosovën Samitin e Diasporës -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Rama në Samitin e Diasporës: Shqipëria nuk kërkon më ndihmë, por partneritet nga diaspora -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra jep me shumë kujdes vizat humanitare për të ikur nga Gaza Zvicra po vazhdon të lëshojë vizat humanitare në mënyrë të kufizuar për personat që kërkojnë të... -
BE shtrëngon rregullat për importin e çelikut, preket edhe Zvicra -
Sistemi i sigurimeve ka ndikim të kufizuar në rritjen e kostove shëndetësore -
Gjeneva vendos “frena” për Airbnb: Masa të reja për të mbrojtur banesat -
Pse qeveria zvicerane nuk po ndërhyn për çmimet e larta të karburantit?












