Koronavirusi: çast pas çasti
Shifrat e 22 marsit: Sa u infektuan dhe sa viktima ishin në botë
Kosova ka regjistruar viktimën e parë nga virusi korona
Më shumë se 324 290 raste infektimi dhe 14 396 të vdekur u regjistruan sot në 171 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i pandemisë COVID-19.
Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 1 671 vdekje të reja dhe 32 869 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet që kanë njoftuar më shumë raste të reja vdekjeje në 24-orëshin e fundit janë Italia me 651 vdekje, Spanja me 394 dhe Irani me 129, transmeton ATSH.
Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 81 054 raste, përfshirë 3 261 vdekje dhe 72 244 të shëruar. 46 raste infektimi dhe 6 vdekje u njoftuan midis të shtunës dhe të dielës, përcjell albinfo.ch.
Që nga dita e djeshme, Rumania, Kosova, Kolumbia, Afganistani, Republika Demokratike e Kongos, Kili, Qipro dhe Gana kanë njoftuar vdekjet e para nga COVID-19. Gaza, Timori Lindor, Uganda, Eritrea, Mozambiku, njoftuan rastet e para të infektimit.
Europa – 163 411 raste (8 692 viktima).
Azia – 96 749 raste (3 482 viktima).
SHBA dhe Kanadaja – 32 387 raste (409 viktima).
Lindja e Mesme – 24 975 raste (1 714 viktima).
Amerika Latine dhe Karaibet – 4 001 raste (49 viktima).
Afrika – 1 351 raste (43 viktima).
Oqeania -1 417 raste (7 viktima).
E-Diaspora
-
Abdixhiku publikon pamje nga tubimi me mërgatën në Cyrih: “LDK është dashni” Kandidati i LDK-së për kryeministër ndau momente nga takimi me bashkatdhetarët në Zvicër... -
Berlin
Petrit Halilaj me ekspozitë në galerinë prestigjioze “Hamburger Bahnhof” në Berlin -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Në Milano mbahet pasditja poetike “Riabbracciando la Poesia” -
A është diaspora shkencore e Kosovës një potencial i pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra voton për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë” Propozimi synon kufizimin e rritjes së popullsisë dhe parashikon masa më të ashpra për migracionin dhe... -
Swiss do të heqë Prishtinën prej orarit të fluturimeve nga Gjeneva -
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit













