Kosova
Von Cramon i reagon Konsett: Si mund të jeni i kënaqur për rënien e një qeverie
"Si mund të jeni i kënaqur për rënien e një qeverie në kohë të pandemisë me coronavirus"
Së fundmi, raportuesja në Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, ka shkruar rreth situatës politike në Kosovë, duke i reaguar edhe ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett pas deklaratës se është i kënaqur për mbajtjen e seancës për mocionin, përcjell albinfo.ch.
Eurodeputetja gjermane pyet se si mundet ambasadori Kosnett të jenë i kënaqur me rënien e një qeverie funksionale në kohë pandemie.
Viola von Cramon-Taubadel shprehet se i vjen keq për qytetarët e Kosovës, duke thënë se nuk e meritojnë këtë.
“Një autogol i SHBA-së në Kosovë me një dimension historik… Si mundeni ju, ambasador, të jeni të kënaqur të shihni rënien e një qeverie funksionale gjatë pandemisë me koronavirusin? E pabesueshme. E papërgjegjshme. Ndihem shumë keq për qytetarët e Kosovës. Ata s’e meritojnë këtë”, ka shkruar ajo në Twitter.
An own goal of the US in #Kosovo with a historical dimension. How can you an ambassador be pleased to see a functional government tumbling in the #CoronaPandemic? Unbelievable. Irresponsible. I feel terrible sorry for the citizens of #Kosovo. They don’t deserve this. https://t.co/oLA0XCdpen
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) March 24, 2020
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen














